All for Joomla All for Webmasters

VEPRIMET E HAXHIUT GJATË HAXHIT

. Posted in Haxhi.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Koha e haxhit.

Në muajin dhul hixheh sipas kalendarit islam.

Llojet e haxhitjanë:

Temetu; Kiran; Mufred.

2. Bëjmë nijetin për Ihramin.

Temetu: Lebbejke Allahumme  umreten mutemetian ilal Haxh.

Kiran: Lebbejke Allahumme Umreten ue Haxhen.

Mufred: Lebbejke Allahumme Haxhen.

Rrugës për në Mekë thuhet  telbija:

“Lebbejke Allahumme lebbejke, lebbejke la sherijke leke lebbejk, inel hamde uen-niamete leke uel mulk, la sherike lek.”

3. Në Mekë (Qabe).

Bëhen 7 rrotullime rreth Qabesë, duke filluar nga Guri i Zi, duke e puthur atë, nëse është e mundur. Nëse nuk është e mundur, thjesht duke ngritur dorën në formë përshëndetjeje. Në qoftë se po bëni Haxh Kiran ose Mufred, ky quhet tauafi i hyrjes në Qabe; në qoftë se jeni duke bërë Haxh Temetu, tauafi është i umres.

Më pas falen dy rekatë pas Mekami Ibrahimit (vendi i gjurmëve të Ibrahimit), në qoftë se ke mundësi. Në qoftë se nuk është e mundur, falesh diku tjetër dhe pastaj pi ujë zemzemi.

Bëhet Sa’ji (7 vajtje – ardhje) Safa-Merua.

Për Haxhin Mufred dhe Kiran konsiderohet Sa’ji i Haxhit, kurse për Haxhin Temetu konsiderohet Sa’ji i Umres.

Haxhiu që bën llojin e haxhit Temetu:

Heq Ihramin, rruan ose qeth kokën. Rri në Mekë deri ditën e 8-të, pastaj vesh Ihramin dhe niset për në Mina.

Haxhiu që bën llojin e haxhit Kiran:

Rri në Mekë me Ihram deri në ditën e 8-të pastaj niset për në Mina.

Haxhiu që bën llojin e haxhit Mufred:

Rri në Mekë me Ihram deri në ditën e 8-të  pastaj niset për në Mina.

4. Mëngjesi i ditës së tetë (dita e TERUIJES) në Mina.

Fal drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe sabahun në kohën e tyre, duke i shkurtuar

Qëndron në Mina.

Përmend Allahun.

5. Mëngjesi i ditës së nëntë (dita e Arafatit) në Arafat.

Fal drekën dhe ikindinë të bashkuara dhe të shkurtuara.

Përmend dhe lut Allahun.

Qëndron në Arafat deri në perëndimin e diellit.

6. Pas perëndimit të diellit në Muzdelife.

Fal namazin e akshamit dhe të jacisë të bashkuar duke i shkurtuar.

Qëndron ne Muzdelife. Pas faljes së sabahut përmend Allahun.

Kalon aty natën deri në sabah (për të dobëtit lejohet të largohen  për në Mina pas mesit të natës).

7. Dita e dhjetë (dita e Kurban Bajramit) në Mina.

Kur mbërrin në Mina gjuan 7 gurëza tek shtylla e madhe.

Ai që bën haxh Temetu dhe Kiran ther kurbanin. Ndërsa Mufridi nuk e ka obligim.

Rruhet apo qethet koka (rruajtja e kokës është më e pëlqyeshme).

Heq rrobat e Ihramit dhe i lejohet çdo gjë përveç marrëdhënieve seksuale.

Bën tauafin e Ifadës e pas kësaj i lejohen edhe marrëdhëniet seksuale.

Pastaj bën Sa'jin mes Safas dhe Meruas 7 herë.

Për Kiranin dhe Mufridin nuk ka Sa'j nëse ai e ka kryer atë me tauafin e ardhjes në fillim.

Kalon natën në Mina.

8. Dita e 11-12-13-të  (Ditët e teshrikut).

Pas dreke godet me nga 7 gurëza të tria shtyllat (xhemeratet), duke filluar me të voglën, të mesit dhe në fund të madhen.

Lejohet ta therë kurbanin ai i cili nuk e ka therur në ditën e 10-të.

Tauafi i Ifadës për atë që nuk e ka bërë në ditën e 10-të.

Sa’ji i Haxhit për atë që nuk e ka bërë në ditën e 10-të.

Qëndron në Mina.

Haxhiu i cili dëshiron të largohet shpejt, mund të largohet pas drekës deri në akshamin e ditës së 12-të ose në ditën e 13-të për atë që nuk nxitohet.

Para se të largohet nga Meka duhet të bëjë tauafin e lamtumirës e ky të jetë veprimi i fundit që bën në Mekë.

Burimijetes.com

30.11.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com