All for Joomla All for Webmasters

UMRA DHE DISPOZITAT E SAJ

. Posted in Haxhi.

Pin It

Umra nga ana gjuhësore: Vizitë dhe synim.

Umra në terminologjinë: “Adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar me kryerjen e tavafit rreth Shtëpisë (qabes), sajit midis Safës dhe Mervës dhe lirimit prej sajm me rruajtjen e kokës ose shkurtimin e saj.”

Gjykimi për umran:

Umra është detyrë (vaxhib). Kjo është fjala e një grupi nga të parët tanë të mirë (es selafus salih). Ky është medh’hebi i shafive, i hanbelive dhe dhahirive. Këtë ka zgjedhur Ibën Hazmi, Esh-Shenkiti, Ibën Bazi dhe Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë!).

Transmetohet nga Umer bin el-Hatabi radijAllahu anhuse ai ka thënë: Ndërkohë që ishim të ulur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, aty erdhi një burrë dhe tha: O Muhamed! Ç'është Islami? Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:“Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtëpërveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të bësh haxhin dhe umran, të lahesh nga xhenabeti, të plotësosh abdesin, të agjërosh Ramazanin…" dhe përmendi hadithin deri në fund, e në të thuhet: "Ky ishte Xhibrili. Ai erdhi që t'iu mësojë fenë tuaj."[1]

Mirësia e kryerjes së umras:

1.      Umra në umra është shlyerje mëkatesh ndërmjet tyre. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhuse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lemka thënë: "Nga umra në umra ka falje gjynahesh ndërmjet tyre…”hadithi.[2]

2. Kryerja vazhdimisht e haxhit dhe umras janë shkak për largimin e varfërisë dhe (fshirje të) mëkateve.

3. Umra e kryer në Ramazan është e barabartë (nw shpwrblim) me haxhin e kryer me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Gjykimi i bërjes së umrës disa herë në të njëjtin vit:

Lejohet kryerja e umras disa herë brenda një viti. Kjo është fjala e një grupi prej selefëve dhe e shumicës së hanefive, shafive dhe hanbelive dhe disa prej malikive.

Gjykimi i kryerjes së umras disa herë në një udhëtimi të vetëm:

Urrehet kryerja e umras disa herë gjatë një udhëtimi të vetëm. Kjo është fjala e një grupi prej selefëve dhe ajo që ka zgjedhur Ibën Tejmije, Ibën el-Kajjimi, Ibën Bazi dhe Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë!).

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetës

09.08.2016



[1]Hadith autentik.Irvaul Galil 3.

[2]Buhariu dhe Muslimi

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com