All for Joomla All for Webmasters

HYRJA NË MEKE DHE NË XHAMINË E SHENJTË

. Posted in Haxhi.

Pin It

1. Hyrja në Meke nga pjesa sipërme e saj dhe dalja nga pjesa e poshtme e saj. Pëlqehet që muhrimi të futet në Meke nga pjesa e sipërme e saj dhe të dal nga pjesa e poshtme, nëse një gjë e tillë i lehtësohet atij. Në të kundërtën të futet nga çdo rrugë që të dëshirojë. E kjo sipas konsensusit të medh’hebit të jurisprudencës së: Hanefive, malikive, shafive dhe hanbelive.

2. Larja (gusuli) para hyrjes në Meke.

Pëlqehet që muhrimi të lahet para hyrjes së tij për në Meke, e kjo te (pusi) Dhi-Tuva, ose diku tjetër. Kjo sipas konsensusit të medh’hebit të jurisprudencës së: Hanefive, malikive, shafive dhe hanbelive.

3. Hyrja në Meke ditën.

Pëlqyhet q ëmuhrimi të futet në Meke ditën. Kjo është fjala e një grupi nga selefët dhe medh’hebi i shumicës së malikive, shafive dhe hanbelive.

4. Gjëja e parë pasi të futet në Meke është kryerja e tavafit rreth Qabes.

Pëlqehet për muhrimin që kur të futet në Meke të fillojë me kryerjen e tavafit. E kjo sipas konsensusit të medh’hebit të jurisprudencës së: Hanefive, malikive, shafive dhe hanbelive.

5. Lutja kur futesh në xhaminë e Shenjtë.

Prej Sunetit është që perosni kur futet në xhaminë e Shenjtë të thotë: “Allahumme iftah li ebuabe rahmetike. Eudhu bil-lahil adhim ue biuexh’hihi el-kerim ue bisultanihi el-kadim minesh-shejtanirr- rraxhim.”

Kur të dalë të thotë:“Allahume inni eseluke min fadlik – O Zoti im! Unë të kërkoj Ty nga bujaria Jote!”[1]Nuk ka ndonjë lutje apo dhikër specifik me të cilën veçohet xhamia e Shenjtë.

Formë tjetër e lutjes që thuhet kur futesh dhe del nga xhamia.Transmetohet nga Fatimja radijAllahu anha, bija e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur i Dërguari  i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hynte në xhami thoshte: “Bismilah, ues selamu ala rasulil-lah. Allahumme igfir li dhunubi ue-ftah li ebuabe rahmetike - Me emrin e Allahut! Përshendetjet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! O Zot! Më fal gjynahet dhe më hap dyert e mëshirës Tënde!”  Dhe kur dilte, thoshte:“Bismilah, ues selamu ala rasulil-lah. Allahume igfir li dhunubi ue-ftah li ebvabe rahmetike - Me emrin e Allahut! Përshendetjet qofshin  mbi të Dërguarin e Allahut! O Zot! Më fal gjynahet dhe më hap dyert e mëshirës Tënde!”[2]

6. Futja me këmbën e djathtë.

Prej Sunetti është që personi të futet në xhaminë e Shenjtë (dhe në gjitha xhamitë) me këmbën e djathtë.

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetës

10.08.2016



[1]Hadith autentik. Ahmedi, Muslimi, Nesaiu dhe Ebu Daudi.

[2]Hadith autentik. Ibën Maxheh 771.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com