All for Joomla All for Webmasters

NGRITJA E ZËRIT NË THËNIEN E TELBIJES

. Posted in Haxhi.

Pin It

Transmeton Khal-lad bin es-Saib nga babai i tij radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Më erdhi Xhibrili e më urdhëroi që t'i urdhëroj shokët e mi që t'i ngrenë zërat e tyre me thënien e telbijes."

Nxjerrja e hadithit:

Ahmedi me nr (16122), Ebu Daudi me nr. (1814), Tirmidhiu me nr. (829), Nesaiu (5/162) dhe Iben Maxhe me nr. (2922). E ka saktesuar Tirmidhiu.

Tema e hadithit:

Ngritja e zërit në thënien e telbijes në haxh.

Dobite që përfitohen:

1. Në hadith ka argument se është mustehab ngritja e zërit në thënien e telbijes, ngase Xhibrili erdhi te Profeti, alejhis-selam, dhe e urdhëroi atë t'i urdhërojë shokët e tij që t'i ngrenë zërat e tyre me thënien e telbijes.

2. Xhibrili është njeri nga engjëjt e nderuar i ngarkuar me Shpalljen.

3. Fjala "bil ihlali" në hadith d.m.th.: me telbijen.

“Sherh bulugil-meram”

Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

29.08.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com