All for Joomla All for Webmasters

S'KA SHPËRBLIM TJETËR VEÇSE XHENETIN

. Posted in Haxhi.

Pin It

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Nga umra në umra ka falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar (i kryer sipas rregullave) nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin."

Nxjerrja e hadithit:

Buhariu, Muslimi etj.

Tema e hadithit:

Vlera e haxhit dhe umrës dhe se ato i fshijnë mëkatet

Dobitë e hadithit:

1. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga umra në umra ka falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar (i kryer sipas rregullave) nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin."

Ky (hadith) është sqarim i vlerës së haxhit dhe umrës. E se kryerja e umrës është shlyerje mëkatesh për atë që veprohet mes tyre (prej mëkateve) nëse u largohesh mëkateve të mëdha.

2. Rregulli thotë: Hadithet e përgjithshme që flasin për fshirjen e mëkateve kufizohen me lënien e mëkateve të mëdha. Siç është fjala e Allahut të Madhëruar: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju ndalohen, Ne do t’jua falim të këqijat.” En-Nisa, 31.

Dhe fjala e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan janë fshirje mëkatesh nëse u largohesh mëkateve të mëdha.”

3. Umra deri në umra është fshirje mëkatesh nëse u largohesh mëkateve të mëdha, ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse xheneti, nëse u largohesh mëkateve të mëdha. Siç ka thënë Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush kryen Haxhin dhe nuk flet fjalë të pahijshme e nuk vepron vepra të turpshme, do të kthehet si ditën që e ka lindur nëna.”

4. Haxhi i pranuar është ai në të cilën nuk fliten fjalë të pahijshme dhe nuk veprohen vepra të turpshme. Ky është haxhi i pranuar i cili nuk përmban gjëra që e zhvlerësojnë atë, nuk ka gjëra që e mangësojnë atë prej mëkateve. Ky pra, është ai haxhi i pranuar që e bën detyrë xhenetin.

“Sherh Bulugil-Meram”

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

30.08.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com