All for Joomla All for Webmasters

DHJETË DITËT MË TË MIRA TË DYNJASË

. Posted in Haxhi.

Pin It

Allahu Madhëruar thotë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët.”.El-Fexhr, 1-2.

dhjetë netët” janë dhjetë ditët e Dhulhixhes. Kjo është fjala e Ibën Abasit, Ibën ez-Zubejrit, Muxhahidit etj. prej selefëve dhe të mëvonshmëve. Et-Taberij dhe Esh-Sheukani thonë: “Kjo është fjala e shumicës.” Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) në tefsirin e tij thotë: “Kjo është e sakta”.

Allahu Madhëruar thotë: “dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai”. El-Haxh, 28. Shumica e dijetarëve, prej tyre Ibën Umeri dhe Ibën Abasi, janë të mendimit se “ditët e caktuara” janë dhjetë ditët e dhulhixhes.

Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditët më të mira të dynjasë janë dhjetë ditë (të Dhulhixhes)”. El-Bezari dhe Ebu Jala. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu et-tergib”.

Hafidh Iben Haxher (Allahu e mëshiroftë!): "Ajo që përfitohet është se shkaku që i dallon dhjetë ditë të dhulhixhes (nga të tjerat) është fakti se në këto ditë bashkohen adhurimet më madhore.  E ato janë:  Namazi, agjërimi, sadakaja dhe haxhi. Adhurime që nuk bashkohen në ditët e tjera (të vitit). Fet'hul-Barij vell. 2

1. Kush dëshiron të bëj kurban mos të presë flokët dhe thonjtë:Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Kush –prej jush- deshiron të ther kurban dhe është futur muaji dhulhixhe qofte me shikimin e hënës ose me plotesimin e 30 ditëve të muajit dhulkade, i ndalohet atij të presë flokët, thonjtë apo lekurën i tij (copat e vogla të lëkurës që zakonisht janë te gishtat) derisa të ther kurbanin e tij. Bazuar në hadithin e Ummu Selemeh radijAllahu anha se: Profeti alejhis-selam ka thënë: "Kur të futet muaji dhulhixhe dhe ndonjë nga ju deshiron të ther kurban, atëherë le të përmbahet (largohet) nga prerja flokëve dhe thonjve."[1]Ky gjykim është përfshin vetëm personin që do bej kurban, sepse Profeti alejhis selam tha: "dhe ndonjë nga ju dëshiron të ther kurban..." Profeti alejhis selam therte kurban për familjen e tij dhe nuk transmetohet nga se ai i ka urdhëruar ata (familjen e tij) që të permbahen nga këto gjëra (prerja flokëve dhe thonjëve).[2]

2. Berja e tekbirit në dhjetëditëshin e dhulhixhes: Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il lAllahu Allahu Ekber, Allahu Ekber ue lilahil hamd”. Iben Kudame (Allahu e mëshiroftë!): Kjo është fjala e Umerit, Aliut, Iben Mesudit, Eth-Theurit, Ebu Hanifes, Ahmedit dhe Is' hakut".[3]Këtë ka zgjedhur dhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!)[4], Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!),[5]shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)[6]dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!).[7]

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Disa dijetarë thonë se fjala “Allahu Ekber” thuhet tri herë. “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber la ilahe il lAllahu Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber ue lilahil hamd”.

-Tekbiri mutlak:  Eshtë ai që thuhet në çdo kohë të ditës dhe natës. Ai fillon me futjen e muajit dhulhixhe dhe vazhdon deri ditën e fundit të ditëve të teshrikut. Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!): Ditët e teshrikut janë ditët e dhikrit mutlak (bëhet në çdo kohë).

-Tekbiri mukajid: Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Ndërsa tekbiri mukajid (i kufizuar) fillon në namazin e sabahut të ditës së Arafatit deri në namazin e ikindisë në ditën e fundit të teshrikut. Tekbiri mukajid bëhet pas përfundimit të namazeve të ditës së Arafatit, pas faljes së pesë namazeve ditën e festës së kurban bajramit, pas faljes së pesë namazeve në ditën e njëmbëdhjetë, pas pesë namazeve në ditën e dymbëdhjetë dhe pas pesë namazeve në ditën e trembëdhjetë. Në total njëzet e pesë namaze ku sunet është që të thuhen tekbiret pas përfundimit të tyre. Pra, pasi personi thotë “Estagfirullah” tri herë, “Allahume entes selam ue minkes selam tebarakte jadhalxhelali uel ikram” pastaj bën tekbiret. Këto janë kohët e tekbirit mutlak dhe atij mukajid.

3. Shfrytëzimi i kohës në këtë dhjetëditësh: Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Dhjetë ditë të dhulhixhes duhen shfrytëzuar në maksimum në bërjen e veprave të mira si:  Përmendja e Allahut, leximi i Kuranit,  bërja dua,  dhënia e sadakasë,  falja e namazit (vullnetare) etj. prej veprave të mira.  Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk ka ditë që veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këtë dhjetë ditësh”. Thanë: As xhihadi në rrugë të Allahut? Tha: “As xhihadi në rrugë të Allahut përveç atij që del (në xhihad) me veten e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”

4. Agjërimi në këto ditë: Nga El-Hasen el-Basri (Allahu e mëshiroftë!) përcillet se ka thënë: "Agjerimi i një dite nga dhjetëditeshi i Dhulhixhes është i barabarte me dy muaj."[8]

Cështje:Kush janë më të mira dhjetë ditët e fundite ramazanit apo dhjetë ditët e Dhulhixhes përsa i përket veprave të mira?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Dijetarët thonë: Përsa i përket dhjetë ditevë (se kush është më i miri), dhjetë ditët e Dhulhixhes janë më të mira sesa dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan. Ndërsa përsa i përket netëve, dhjetë netët e fundit të muajit Ramazanit janë më të mira sesa dhjetë netët e dhulhixhes.

Cështje:Agjërimi i ditës së Arafatit a i fshin mëkatet e mëdha?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nga konteksti i fjalës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është se agjërimi ditës së Arafatit fshin mëkatet e vitit të kaluar, viti që vjen dhe fshin dhe mëkatet e mëdha. Por shumë prej dijetarëve (Allahu i mëshiroftë!) thonë: Agjërimi ditës së Arafatit nuk i fshin mëkatet e mëdha, sepse Profeti alejhis selam ka thënë: “Falja e pesë namazeve, falja e xhumasë deri në xhumanë tjetër dhe agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin tjetër, janë shlyerës të gjynaheve, nëse ruhesh nga gjynahet e mëdha”.  Thanë: Derisa namazet e obliguara, e ato janë veprat më të mira trupore, nuk i fshijnë mëkatet veçse kur njeriu nuk vepron mëkatet e mëdha, atëherë të tjerat akoma më pak. Nisur nga kjo themi: Agjërimi ditës së Arafatit fshin mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen përsa i përket mëkateve të vogla.  Ndërsa mëkatet e mëdha kërkojnë nga njeriu pendim të sinqertë e të veçantë.[9]

5. Agjërimi i ditës së Arafatit është më i mirë se agjërimi i ditës së Ashuras: Nëse në natën e Kadrit zbret Xhibrili alejhis selam dhe engjëjt, në ditën e Arafatit Allahu Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë dhe krenohet para engjëjve me robët e Tij.Në këtë ditë Allahu liron prej zjarrit besimtarët në pergjithesi dhe kjo nuk ështe e posaçme vetëm për ata që qëndrojnë në Arafat.Prandaj kush nuk kishte mundësi të shkonte në Qabe për shkak të largësisë, le të synojë Zotin e Qabes, sepse Ai është më afër sesa damari i qafës.

-Agjërimi i ditës se Arafatit është më i mirë sesa agjërimi i ditës së Ashuras për shkak se dita e Arafatit gjendet në muajin e shenjtë dhe është i specifik për këtë umet. Ndërsa agjërimi i ditës së Ashuras ka qenë dhe tek çifutët.

6. Lutja më e mirë në këtë ditë (Arafat):

Duaja me e mirë është duaja që bëhet në ditën e Arfatit. Ndërsa fjala më e mirë që ka thënë Profeti alejhis selam dhe profetët para tij është "La ilahe il lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamd ue huve ala kul-li shejin kadir".

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

01.09.2016



[1]Ahmedi dhe Muslimi

[2]Faqja zyrtare e shejhut.

[3]El-Mugni vell. 3

[4]El-Fetaua vell. 24

[5]Letaiful Mearif

[6]Temamul-minneh

[7]Esh Sherh el Mumti

[8]El-menthur vell. 8

[9]Fetaua nurun alad-derb (328)

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com