All for Joomla All for Webmasters

DISPOZITAT E FESTËS SË BAJRAMIT SIPAS FJALËVE TË DIJETARËVE

. Posted in Haxhi.

Pin It

Cilat janë festat legjitime në islam?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Janë tri festa: Festa e fitër Bajramit që është me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit. Festa e kurban Bajramit që është me rastin e përfundimit të dhjetë ditëve të Dhulhuxhes dhe e ditës së xhuma, e cila është festë javore. Nuk festohen festa të tjera pos tyre. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16.

Gjykimi i namazit të Bajramit për burrat?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Ajo që bëhet e qartë është se namazi i Bajramit është farz ajn. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!): Namazi i Bajramit është farz kifaje te shumica e dijetarëve. Disa dijetarë janë të mendimit se namazi i Bajramit është farz ajn. Kjo fjalë është më pranë të saktës. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13

Lexhneh ed-Daimeh: Namazi i bajrameve -i fitër dhe kurban Bajramit- janë farz kifaje. Disa dijetarë thonë se këto dy namaze janë farz ajn njësoj si namazi i xhumasë. Kështu që, nuk duhet që besimtari t’i lërë këto dy namaze pa falur. “Lexhneh ed-Daimeh” vëll. 8

Gjykimi i namazit të Bajramit për gratë.

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!): Është sunet që gratë të prezantojnë në faljen e namazit të Bajramit të veshur me veshje konform rregullave islame dhe mos të hedhin parfum. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13

Lexhneh ed-Daimeh: Dalja e grave për në namazin e bajrameve është sunet i fortë. Por me kusht që të dalin të mbuluara. “Lexhneh ed-Daimeh” vëll. 8

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Ajo që shohim është se gratë urdhërohen të dalin për faljen e namazit të Bajramit. Në mënyrë që të prezantojnë të mirën (e kësaj dite) dhe të shoqërojnë muslimanët në faljen dhe lutjet e tyre. Por, është detyrë që ato të dalin të mbuluara jo të zbukuruara dhe mos të hedhin parfum. Pra, të bashkojnë mes zbatimit të Sunetit dhe largimit nga fitnet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Gjykimi i namazit të Bajramit për udhëtarin

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Përsa i përket udhëtarit namazi i Bajramit nuk është legjitimuar në të drejtën e tij. Por, nëse udhëtari gjendet në një vend ku falet namazi i Bajramit, ai urdhërohet për faljen e namazit të Bajramit bashkë me muslimanët. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

A duhet ta fal personi namazin e Bajramit nëse nuk e fal dot me muslimanët?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Nëse personi nuk e fal dot me muslimanët, atëherë ai nuk e fal i vetëm atë.” Mexhmu fetaua ue rasail” vël.. 16

Urimi për ditën e Bajramit

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!): Nuk ka problem që muslimani t’i thotë vëllait të tij ditën e Bajramit “Allahu i pranoftë prej nesh dhe teje veprat tona të mira!” Nuk di të ketë ndonjë teskt në lidhje me këtë. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13 

Edukata e ditës së festës

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Pëlqehet bërja e tekbireve, ngrënia e hurmave numër tek kur shkon në xhami ditën e fitër Bajramit (dhe mosngrënia ditën e kurban Bajramit), veshtja e rrobave të bukura. Kjo përsa i përket burrave, ndërsa gratë nuk duhesh të veshin rroba të zbukuruara kur dalin për në namazgja. Po ashtu personi duhet të lahet për namazin e Bajramit. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Ndryshimi i rrugëve

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Ndryshimi rrugës kur shkon dhe kthehesh nga namazi i Bajramit. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Ngrënia prej kurbanit pas namazit

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!) Në ditën e kurban bajramit është Sunet që personi të hajë nga kurbani i tij që e ther pas përfundimit të namazit të Bajramit. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Prej Sunetit është që në namazgja të shkohet në këmbë dhe jo I hipur në mjet. Vetëm në rast se personi ka nevojë të hipë në mjet, kjo nuk përbën problem. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Urtësia e ndryshimit të rrugës

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Pasimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ky veprim konsiderohet Sunet, shfaqja e simbolit (ritualit) të namazit të Bajramit në të gjitha vendet (tregjet) e vendit dhe se rrugët do të dëshmojnë për personin ditën e Kiametit. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Falja e namazit të Bajramit në xhami

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Urrehet falja e namazit të Bajramit në xhami, përveç rastit kur është e nevojshme. Ngase falja e namazit të Bajramit në namazgja është Sunet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Koha e namazit të Bajramit

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit një shtizë deri në zeval. Vetëm se prej sunetit është të shpejtohet (në kohë) me faljen e namazit të Bajramit dhe vonohet namazi i fitër Bajramit. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Tehijetul-mesxhid

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!): Nëse namazi i Bajramit falet në xhami (duke pasur arsye), atëherë lejohet për atë që vjen në xhami të fali dy rekate përshëndetje për xhaminë. E nëse falet në namazgja, atëherë nuk falen dy rekate (tehijetul-mesxhid) para namazit të Bajramit. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13

Namazi Bajramit nuk ka ezan as ikamet

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Namazi i Bajramit nuk ka ezan dhe as ikamet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!): Thirrja për namazin e Bajramit konsiderohet risi, e cila nuk ka bazë. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13

Forma e namazit të Bajramit

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Në rekatin e parë thuhen gjashtë tekbire pa llogaritur tekbirin fillestar, ndërsa në rekatin e dytë thuhen pesë tekbire. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Gjykimi për atë që nuk i thotë tekbiret

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Namazi i tij është i saktë nëse mjaftohet vetëm me tekbirin e ihramit, sepse tekbiret –mbi tekbirin e ihramit- shtesë janë sunet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Cfarë thuhet midis tekbireve në namazin e Bajramit?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!):  Nuk ka ndonjë gjë të caktuar, por personi falënderon Allahun e lavdëron Atë dhe dërgon salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në çdo formë që dëshiron. E nëse e lë, kjo nuk përbën probem sepse është diçka e pëlqyeshme.”Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Lexhneh ed-daimeh: I lejohet të falënderoj Allahun, të thotë “SubhanAllah”, “Allahu Ekber” dhe të dërgojë salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem midis çdo dy tekbireve. “Lexhneh ed-daimeh” vëll.  8

Hutbja para namazit

Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Mbajtja e hutbes së Bajramit para namazit konsiderohet risi, të cilën e kanë urryer sahabët radijAllahu anhuma. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Sa hutbe ka për namazin e Bajramit?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Suneti është që hutbja e Bajramit të jetë një, e nëse imami e ndan në dy pjesë, kjo nuk përbën problem. “mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

A fillon hutbja e Bajramit me istigfar apo me tekbir?

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Përsa i përket istigfarit, hutbja e Bajramit nuk fillon me të. Nuk di ndonjë që ta ketë thënë një gjë të tillë. Ndërsa të fillohet me falënderim të Allahut apo me tekbir, dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Prej tyre ka që thonë: Fillon me tekbir. Të tjerët thonë: Fillon me falënderim të Allahut. Në lidhje me këtë ka hapësirë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Prezantimi në hutben e Bajramit

Shejh Ibën Uthejmini(Allahu e mëhsiroftë!): Prezantimi në hutben e Bajramit nuk është detyrë. Kush dëshiron qëndron dhe dëgjon e kush dëshiron largohet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Hatibi a qëndron në këmbë gjatë hutbes?

Ibën Uthejmini(Allahu e mëshiroftë!): Sunet në hutben e xhumasë dhe të Bajramit është që hatibi të qëndrojë në këmbë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

11.09.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com