All for Joomla All for Webmasters

Falja i vetëm pas rreshtave

. Posted in Namazi.

Pin It

ivetemnesafNjë burrë u fal i vetem pas rreshtit dhe (pas namazit). Profeti, salAllahu alejhi ue selam, i tha:

"Nuk kishe mundësi t'u fusje në rresht ose të tërhiqje nga rreshti dikë që t'u falte me ty? Përsërite namazin!"

Shejh Albani (Allahu e meshirofte!) thotë se zinxhiri i këtij hadithi është shumë i dobët (daif xhiden).

 

Dobi:
Nëse saktësohet se hadithi është i dobët (daif), atëherë nuk është e saktë fjala për lejimin e tërheqjes se personit nga rreshti për t'u rreshtuar bashkë me ty, sepse kjo është të ligjësosh diçka pa tekst autentik. E një gjë e tillë nuk lejohet.

Përkundrazi, është detyrë që personi të mundohet të futet në rresht (saf) në të kundërt falet i vetëm (pas rreshtit) dhe namazi i tij është i saktë, sepse: "Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësisë së tij."

Ndërsa hadithi ku tregohet urdhri për përseritjen e namazit (për atë që falet i vetëm pas rreshtit) ka për qëllim nëse lihet mangët obligimi, e ajo është përpjekja për t'u futur në rresht dhe mbyllja e boshllëkut.

Nëse nuk gjendet vend bosh, atëherë kjo nuk konsiderohet mangësi karshi obligimit dhe -si rrjedhojë- nuk mund të mendohet që të gjykohet për pavlefshmërinë e namazit të personit në këtë situatë. Kjo është ajo që ka zgjedhur dhe dijetari i Islamit, Ibën Tejmije.

"Silsiletul ehadithid daifeh" vëll. II, "Iruaul Galil" vëll. II dhe fetaua e shejhut në "El Medineh el Imarat" (99).

 

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e meshirofte!) thotë:

"Nëse personi vjen në xhami dhe e gjen rreshtin të plotësuar e s'ka vend për të në rresht, në këtë rast të qenurit e tij i vetëm pas rreshtit është i justifikuar, ndërsa namazi i tij është i saktë.

Kjo është fjala e mesme (në këtë çështje) dhe këtë ka zgjedhur dijetari i Islamit, Ibën Tejmije dhe shejhu ynë Abdurrahman es Sadij. E kjo është e sakta.“

"Esh-Sherhul mumti" vëll. IV-V dhe "Sherhu mendhumeti usulul fikhi".

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

03.05.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com