All for Joomla All for Webmasters

Duaja që thuhet në përfundimin e namazit të vitrit

. Posted in Namazi.

Pin It

 

duaPrej Sunetit është që në fund të vitrit ose pas tij, personi të thotë atë që transmetohet nga Ali bin Ebi Talib, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thoshte:

 

“Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike - O Zoti im, të lutem që me anë të kënaqësisë tënde të më mbrosh nga hidhërimi Yt! E me faljen tënde të më mbrosh nga dënimi Yt! Kërkoj mbrojtjen tënde nga Ti! Unë assesi nuk mund të të madhëroj ashtu siç e meriton. Ti je i Madhëruar ashtu siç e ke përshkruar Veten Tënde.”

E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu Ebi Daud” (1282) dhe “El Irvau” (43).

 

Imam En Nevevij (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Është e pëlqyeshme (mustehab) që pas vitrit personi të thotë tri herë: “Subhanel malikul kuddus” dhe “Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike.” “El Mexhmuu”.

 

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Prej Sunetit është që personi në fund të vitrit të tij (para dhënies së selamit ose pas tij) të thotë: “Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike.” “Kijamu Ramadan”.

 

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Prej duave të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte: “Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike.” “Fetaua nurun ala ed derb”.

 

Komisioni i Përhershëm për Fetua thotë:

“Po ashtu ajo që transmetohet nga Aliu radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thoshte në fund të vitrit të tij: “Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike.” Përmbledhja e parë, vëll. 7, “Es Salah 2”

 

Shënim: Shtesa "rabbil melaiketi uer-ruh" te duaja “Subhanel-malikul kuddus” pas vitrit nuk saktësohet (është daif).

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetës

22.06.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com