All for Joomla All for Webmasters

Forma e namazit të eklipsit

. Posted in Namazi.

Pin It

 

elipsihenesForma e namazit të eklipsit siç e ka falur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

 

Transmetohet nga Mahmud bin Lebid radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:

“Dielli dhe Hëna janë dy shenja (mrekulli) prej shenjave të Allahut dhe ata nuk eklipsohen/mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, atëherë drejtohuni namazit.” Hadith autentik. Transmeton Ahmedi.

Transmetohet nga El Mugira radijAllahu anhu se ka thënë: U bë eklipsi i Diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam, në ditën që vdiq Ibrahimi (djali i Profetit alejhi selam) dhe njerëzit thanë se Dielli u mbulua nga vdekja e Ibrahimit. Por i Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Dielli dhe Hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për lindjen e tij. Kur t’i shihni ato, luteni Allahun e Lartësuar dhe falni namaz deri sa të zbulohen.” Mutefekun alejhi.

Namazi i eklipsit është me dy rekate dhe s'ka ezan as ikamet

  1. Në momentin kur të shihet shenja e eklipsit të Diellit apo Hënës thirret “Es Salatu Xhamiah”. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur u mbulua Dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam u thirr me zë të lartë për faljen e namazit me kolektiv…” Hadith muttefekun alejhi.

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam u bë eklipsi i Diellit dhe ai urdhëroi dikë që të thërriste: “Kemi namaz me xhemat…” Hadith mutefekun alejhi.

  1. Njerëzit rreshtohen për faljen e namazit të eklipsit ashtu siç rreshtohen dhe drejtohen për namazet e tjera. Imami duhet t’ia kujtojë xhematit që të tregojnë kujdes në drejtim të rreshtit dhe mos të lënë hapësira mes tyre.

Rekati i parë:

  1. Imami merr tekbir, duke thënë “Allahu Ekber” dhe po ashtu njerëzit marrin tekbir pas tij.
  1. Imami në rekatin e parë lexon suren “El Fatiha” dhe një sure tjetër nga Kurani. Pëlqehet që të jetë nga suret e gjata.

Leximi bëhet me zë. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se “I Dërguari i Allahut lexoi me zë në namazin e eklipsit. Ai fali dy rekate me katër ruku dhe me katër sexhde” . Buhariu dhe Muslimi.

  1. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” shkon në ruku duke e zgjatur qëndrimin në të.
  1. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh – Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam).
  1. Dhe lexon suren “El Fatiha” dhe një sure nga Kurani por jo të njëjtën sure që lexoi më herët.
  1. Pastaj shkon në ruku duke thënë “Allahu Ekber” dhe e zgjat qëndrimin në ruku por jo sa rukuja e parë.
  1. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh –Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam) por jo sa qëndrimi i parë.
  2. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe shkon në sexhde duke e zgjatur qëndrimin në të sa gjatësia e rukusë.
  1. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe e ngre kokë prej sexhdes dhe ulet (ulja e pushimit) duke e zgjatur uljen.
  1. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe bie në sexhden e dytë dhe nuk e zgjatë sa e para.

Rekati dyrë:

  1. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” dhe ngrihet (nga sexhdja) dhe qëndron në këmbë (el kijam) duke mos e zgjatur qëndrimin në të ashtu siç veproi në rekatin e parë. Kështu vepron dhe me rukunë.
  1. Në rekatin e dytë përsëriten të njëjta veprime që u bënë në rekatin e parë.
  1. Pastaj ulet për teshehud.
  1. Pastaj jep selam.
  1. Pastaj imami ngrihet dhe u mban fjalim njerëzve duke falënderuar Allahun dhe duke i përkujtuar njerëzve fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Dielli dhe Hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Nëse i shihni eklipset e tyre, atëherë drejtohuni namazit”. Mutefekun alejhi.

Prej Sunetit është që namazi të zgjasë derisa të mbarojë dhe eklipsi. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “…I Dërguari i Allahut alejhi selam bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe bëri përsëri dy ruku në një rekat. Pastaj Dielli u zbulua”. Aisha thotë: “Kurrë nuk kam bërë ruku dhe as sexhde më të gjata se ato”. Mutefekun alejhi.

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Dielli dhe Hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, i bëni lutje Allahut, madhërojeni Allahun, jepni lëmoshë (sadaka) dhe faluni”. Mutefekun alejhi.

 

Mblodhi dhe përktheu:

Unejs Sheme

Burimi i Jetës

07.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com