All for Joomla All for Webmasters

URDHËRIMI I FËMIJËS PËR T'U FALUR

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Transmetohet nga Amër ibën Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij se ai ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Urdhërojini fëmijët tuaj që të falin namaz kur të mbushin shtatë vjeç dhe rrihini (lehtë, nëse nuk falen) ata për të falur namazin kur të mbushin dhjetë vjeç, si dhe ndajini ata në shtrat (në këtë moshë-dhjetë vjeç)."

E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Lapsi është ngritur (nuk u shkruhen gjynahet) nga tre persona: nga ai që është në gjumë, derisa të zgjohet, nga ai fëmija deri sa të piqet seksualisht dhe nga i çmenduri deri sa të vijë në vete."

E transmeton Ahmedi. Ai transmeton gjithashtu hadith të ngjashëm me këtë, por nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Po kështu edhe Ebu Daudi dhe Tirmidhiu (nga Aliu) dhe ky i fundit thotë se ky hadith është hasen – i mirë.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

24.04.2011

 

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com