All for Joomla All for Webmasters

PËR SHPEJTIMIN E NAMAZIT TË IKINDISË

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prejtij!) se ai ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e falte ikindinë kur dielli ishte i ngritur dhe rrezatues, saqë dikush shkonte në fshatrat rreth Medines pas namazit dhe dielli vazhdonte të ishte i ngritur."

E transmeton grupi, përveç Tirmidhiut.

 

Në një transmetim të Buhariut thuhet: “Disa fshatra të Medines ishin rreth katër milje larg saj.” Po kështu ka transmetuar edhe Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali ikindinë me ne dhe një burrë nga fisi Beni Seleme erdhi dhe tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne duam të therim disa deve dhe dëshirojmë të prezantoni edhe ju.’ –Po, -tha ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe u nis e bashkë me të edhe ne dhe i gjetëm devetë të pa therura ende. Pastaj i therën, i prenë, gatuan prej mishit të tyre dhe hëngrëm para se të perëndonte dielli."

E transmeton Muslimi.

 

Transmetohet nga Rafiu ibën Hadixh se ka thënë: "Ne falnim namazin e ikindisë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastaj thernim devetë, të cilat i ndanim në dhjetë grupe pastaj gatuanim dhe hanim mishin e tyre të pjekur para se të perëndonte dielli."

Muttefekun alejhi.

 

Transmetohet nga Burejde el Eslemi se ka thënë: "Ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një luftë dhe ai tha: "Shpejtojeni faljen e namazit (të ikindisë në fillim të kohës së tij) në ditë me re, sepse kujt i shpëton namazi i ikindisë, atij i fshihen të gjitha punët që ka bërë."

E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

14.07.2011

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com