All for Joomla All for Webmasters

KOHA E NAMAZIT TË AKSHAMIT

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Seleme ibën el Ekveu se iDërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e falte namazin e akshamit kur perëndonte dielli dhe mbulohej plotësisht.

E transmeton grupi, përveç Nesait.

 

Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Populli im do të vazhdojë të jetë mirë – apo në natyrshmëri-, për sa nuk e vonojnë namazin e akshamit deri në daljen e yjeve."

E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 

Transmetohet nga Mervan ibën el Hakem se ka thënë: "Zejd ibën Thabit më tha mua:  -Ç'është kështu me ty që lexon prej sureve të shkurtra (nga surja Muhamed deri në fund të Kuranit) në namazin e akshamit, ndërsa unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të lexonte në të me dy suret e gjata (El Earaf dhe El En’am), të plota."

E transmeton Buhariu, Ahmedi dhe Nesai. Ky i fundit shton nga hadithi i Urves se me dy të gjatat është për qëllim surja El Earaf.

 

Ndërsa në një transmetim tjetër të tij thuhet: "E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të lexojë në to me dy të gjatat: "Elif-lam-mim-sad".

 

Ndërsa koha e shtrirjes së akshamit dhe e mbarimit të kohës së tij kaloi më parë në disa hadithe, ku thuhet se ajo është deri në zhdukjen e të kuqërremtës së qiellit nga Perëndimi.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

22.10.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com