All for Joomla All for Webmasters

PARAPRIRJA E NAMAZIT TË AKSHAMIT NËSE FALET JACIA

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Në qoftë se hyn koha e jacisë (dhe ju nuk e keni falur akshamin), atëherë filloni me të para namazit të akshamit, por mos e falni atë para ngrënies së darkës (nëse është shtruar)."

 

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse thirret për namaz dhe hyn koha e jacisë, filloni me ngrënien e darkës."

 

Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse shtrohet darka për dikë nga ju, dhe thirret ikameti për namaz, të fillojë me ngrënien e darkës dhe të mos shkojë të falet deri sa të mbarojë së ngrëni."

Këto hadithe janë muttefekun alejhi.

 

Në një transmetim tjetër të Buhariut dhe Ebu Daudit thuhet: "Nëse Ibën Umerit i shtrohej ushqimi, pastaj thirrej ikameti për namaz, ai nuk shkonte në namaz derisa të mbaronte së ngrëni, dhe dëgjonte edhe leximin e imamit."

 

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

01.11.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com