All for Joomla All for Webmasters

FALJA MIDIS EZANIT DHE IKAMETIT TË AKSHAMIT

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Pasi muezini thërriste ezanin, disa prej shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nxitonin për të shkuar pas shtyllave të xhamisë dhe falnin dy rekate namaz vullnetar deri sa të dilte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), para faljes së namazit farz të akshamit. Në atë kohë nuk kishte ndonjë kohë (të konsiderueshme) ndërmjet ezanit dhe ikametit (në aksham)."

Në një transmetim tjetër thuhet: "veçse pak".

E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Në një transmetim tjetër thuhet: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ne falnim dy rekate pas perëndimit të diellit dhe para namazit të akshamit. Dikush i tha atij: -Po i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), a i falte ato? –Ai na shihte duke i falur ato, por as nuk na urdhëronte e as nuk na ndalonte (për faljen e tyre)."

E transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.

Transmetohet nga Abdullah ibën Mugafel se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Falni dy rekate (vullnetare) para (namazit farz të) akshamit.” Pastaj tha: “Falni dy rekate para akshamit.” Ndërsa pas herës së tretë tha: “Ai që dëshiron.” E tha këtë nga frika se njerëzit e merrnin për sunet (si sunetet e tjera)."

E transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

Në një transmetim tjetër thuhet: "Ndërmjet çdo dy ezanesh (ezanit dhe ikametit) ka një namaz (vullnetar). Ndërmjet çdo dy ezanesh (ezanit dhe ikametit) ka një namaz (vullnetar).” Ndërsa në të tretën herë tha: “Për atë që dëshiron."

E transmeton grupi.

Transmetohet nga Ebi el Hajri se ai ka thënë: "Shkova te Ukbeh ibën Amir dhe i thashë: -A nuk të habis nëse të them se Ebu Temimi fal dy rekate para namazit farz të akshamit?! Ukbeh tha: -Edhe ne e bënim këtë në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). -Po tani ç'të pengon ta bësh? -i thashë unë. –Angazhimi (puna), -tha ai."

E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

 

Transmetohet nga Ubej ibën Keab se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "O Bilal! Lër kohë mes ezanit dhe ikametit, sa të mbarojë së ngrëni, normalisht ai që është duke ngrënë, dhe të kryejë nevojat personale në qetësi ai që do të marrë abdes."

E transmeton Abdullah ibën Ahmedi në Musned.

Të gjitha këto tekste argumentojnë se namazi i akshamit ka dy kohë (kohë fillimi dhe kohë mbarimi), dhe se suneti është që të lihet kohë ndërmjet ezanit të akshamit dhe ikametit të tij aq sa për t'u falur dy rekate namaz.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"  

Burimijetes.com  

03.01.2012

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com