TË PAPËLQYERAT PARA DHE PAS NAMAZIT TË JACISË

. Posted in Namazi.

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Transmetohet nga Ebu Berze el Eslemi se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) preferonte ta vononte namazin e jacisë dhe e urrente gjumin para tij dhe bisedën pas tij.

E transmeton grupi.

Transmetohet nga Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na e ndaloi bisedën pas faljes së jacisë."

E transmeton Ibën Maxheh.

Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bisedonte gjatë gjithë natës tek Ebu Bekri dhe bisedonte gjithashtu për ndonjë nga çështjet e muslimanëve, ndërsa edhe unë isha me të."

E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: "Fjeta në shtëpinë e Mejmunes (tezja e tij) një natë në të cilën edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte tek ajo (kishte radhën tek ajo). Unë kisha për qëllim të shihja formën e namazit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) natën.” Thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bisedoi për pak kohë me familjen (bashkëshorten e tij, Mejmunen), pastaj fjeti…" dhe tregoi hadithin. E transmeton Muslimi.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

10.03.2012