All for Joomla All for Webmasters

EMËRTIMI I NAMAZIT TË JACISË ME "EL ISHA" DHE "EL ATEME"

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Transmetohet nga Maliku, nga Sumej, nga Ebu Salih, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Sikur ta dinin njerëzit se ç'ka në thirrjen e ezanit dhe në safin e parë, pastaj të mos kenë mënyrë tjetër për t'i arritur ato veçse duke hedhur short, ata do të hidhnin short për to. Po kështu, sikur ta dinin se ç'ka në namazin e mesditës, ata do të garonin për faljen e saj (në xhami) dhe sikur ta dinin se ç'ka në namazin e "atemesë" – jacisë dhe të sabahut, ata do të shkonin edhe këmbadoras për faljen e tyre (në xhami)."

Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër nga Abdurrazaku, Ahmedi shton: "I thashë Malikut: -A nuk e konsideron të papëlqyer emërtimin e këtij namazi me emrin "el ateme"? –Kështu e ka quajtur ai i cili ma ka treguar këtë hadith."

 

Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: -Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: "Të mos ju mundin beduinët në emërtimin e namazit tuaj (të jacisë), sepse ai quhet "el isha" – jacia, ndërsa ata kanë për qëllim me të (el ateme) kohën e mjeljes së devesë në mbrëmje." 

E transmeton Ahmedi, Muslimi, Nesai dhe Ibën Maxheh.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: "Të mos ju mundin beduinët në emërtimin e këtij namazit të jacisë, sepse në Librin e Allahut ajo është "el isha", ndërsa për ta ajo është koha kur mjelin devetë në darkë."

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

107.04.2012

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com