All for Joomla All for Webmasters

MBËSHTETJA E HATIBIT TEK SHPATA, HARKU, BASTUNI

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Fjala e tij, d.m.th. e autorit: ‘(Hatibi) Mbështetet tek shpata, ose harku ose te bastuni’ D.m.th.: prej sunetit është që ai gjatë ligjërimit të mbështet tek shpata ose te harku, ose te bastuni. Duke u argumentuar në çka transmetohet nga Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, (përsa i përket saktësimit të saj duhet parë).”

(E ka nxjerr Ebu Daudi 1096)

Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Nuk është ruajtur (transmetuar) nga Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pasi filloi të ligjëronte nga minberi, se ai është mbështetur tek ndonjë gjë.

Mbështetja (në diçka gjatë ligjërimit të hutbes) bëhet vetëm në rastet kur e ke të nevojshme. Nëse hatibi e ka të nevojshme të mbështetet, si p.sh.: nëse ai është i pafuqishëm dhe ka nevojë të mbështetet te bastuni, atëherë kjo është Sunet, sepse kjo e ndihmon atë për të qëndruar në këmbë, gjë e cila është Sunet. Dhe ajo që të ndihmon në bërjen (arritjen) e Sunetit ajo po ashtu është Sunet. Por, nëse nuk ekziston arsyeja për këtë, atëherë nuk është e nevojshme mbajtja e bastunit.”

 

Shkëputur nga “Sherh el mumti” vëll. V

Përktheu: Unejs Sheme

Burimijetes.com

07.08.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com