All for Joomla All for Webmasters

KUR TË NGRIHENI PËR TË FALUR NAMAZ

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë. Kur të ngriheni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.” El-Maide, 6.

Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë abdesit për të falur namaz, kurse suneti i saktë profetik sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të majtë.

“për të falur namazin”përfshin farzet (pesë namazet e ditës dhe natës), nafilet (namazet vullnetare) dhe namazin e xhenazes.

Këtë ajet autori (Allahu e mëshiroftë!) e ka përmendur për të sqaruar kushtet e abdesit për faljen e namazit.

Nga kjo përfitohet:

- Kushtëzimi i nijetit (bërjes së qëllimit) për abdes. Bazuar në fjalën e Tij: “Kur të ngriheni…”

- Pastërtia është detyrë kur njeriu do të kryejë namazin dhe jo me hyrjen e kohës së namazit.

- Pëlqyeshmëria e ripërtëritjes së abdesit. Bazuan në fjalën e Tij: “Kur të ngriheni…” Kjo është detyrë për atë që nuk ka abdes dhe është mustehab (e pëlqyeshme) për atë që ka abdes (të rimarrë përsëri abdes).

 

Shpjegimi i kapitullit të abdesit nga “Sahihu Buhari” Shejh Sulejman el-Luhejmid

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

14.01.2016

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com