All for Joomla All for Webmasters

“ES-SALATU ALA EN-NUFESAI UE SUNNETIHA”

. Posted in Namazi.

Pin It

 

Transmetohet nga Semura bin Xhundub se: “Një grua vdiq gjatë lindjes dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia fali namazin e xhenasez asaj duke qëndruar në mes të saj.”

 

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):

Fjala e tij (Buhariut): “Tema: Es-Salatu ala en-Nufesai ue sunnetiha” ka për qëllim kur gruaja vdes në kohën e lehonisë, asaj i falet namazi i xhenazes ashtu siç veproi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Në këtë hadith: Ka argument se Suneti në lidhje me qëndrimin e imamit kur fal namazin e xhenazes së femrës është që të qëndrojë në mes të saj. Ndërsa kur i vdekuri është mashkull, më e mira është që ai (imami) të qëndrojë te koka. Urtësia e saj -siç thonë disa dijetarë- bëhet me qëllim që të mbrohet (mos të duket) pjesa e mesit nga të shikuarit në të nga ata që gjenden pas tij.[1] Ndërsa për burrin (është më e mirë qëndrimi tek koka), sepse koka është pararoja e trupit prandaj dhe qëndrimi në të është më i miri.

 

Disa dijetarë janë të mendimit se imami kur fal namazin e xhenazes së mashkullit duhet të qëndrojë në drejtim me gjoksin e tij.[2] Bazuar në hadithin që transmetohet në lidhje me këtë. Por hadithi ku tregohet se imami duhet të qëndrojë në drejtim me kokën e tij (të vdekurit) është më i saktë, sepse gjendet në “Es-Sahih”

 

Nëse dikush na pyet: A i falet namazi xhenazes gruas shtatzëne nëse vdes para se të lindë?

 

Përgjigje: Po, asaj i falet namazi i xhenazes.

 

A bëhet nijeti për faljen e namazit të saj dhe foshnjës që gjendet në barkun e saj apo nijeti bëhet vetëm për të (gruan) e kjo përfshin dhe atë që gjendet në barkun e saj?

 

Përgjigje: Në lidhje me këtë ka sqarim: nëse foshnjës i ka ardhur shpirti, atëherë bëhet nijet për faljen e namazit të xhenazes për gruan dhe për foshnjën, sepse ajo (foshnja) konsiderohet njeri (pas ardhjes së shpirtit). E nëse shpirti nuk i ka ardhur, atëherë bëhet nijet vetëm për faljen e namazit të gruas.

Nëse njeriu është në dyshim (a i ka ardhur shpirti foshnjës apo jo), atëherë le ta lidhë (kushtëzojë) nijetin: nëse foshnjës i ka ardhur shpirti të bëj nijet me zemrën e tij për faljen e namazit të xhenazes për të dy ato (gruan dhe foshnjën). E në të kundërtën (nëse nuk i ka ardhur shpirti) të bëj nijet vetëm për të (gruan).

 

Sherh Sahihu el-Buhari vëll. II

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

22.01.2016

 



[1]“El-Mugnij” vëll. 3 dhe “El-Mexhmuu” vëll. V.

Themi: Kjo fjalë e dijetarëve bazohet në faktin se origjina është se njerëzit varrosen me qefine dhe jo siç veprohet sot duke i varrosur me arkivol. Sh.p.

[2]Ky është medh’hebi hanbeli. Shih. “El-Mugnij” vëll. III, “El-Furu” vëll. II dhe “El-Insaf” vëll. II


[i] "Falja e namazit të xhenazes se gruas lehone (qe vdes gjate lindjes ose pas saj) dhe menyra e ketij namazi"

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com