All for Joomla All for Webmasters

PËRDORJA E UJIT PËR HEQJEN E PAPASTËRTIVE

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Ebu Thealebe tha: “O i Dërguari i Allahut! Na jep zgjidhje për enët e mexhusëve (adhuruesëve të zjarrit), nëse detyrohemi t’i përdorim ato!” Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nëse detyroheni t’i përdorni ato, atëherë lajini me ujë dhe gatuani në to.”

E transmeton Ahmedi.

 

Transmetohet nga Ebu Thealebe el Hasheni (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Ne banojmë në tokat e një populli që janë ithtarë të librave të mëparshëm dhe hamë në tenxheret e tyre e pimë prej enëve të tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nëse nuk gjeni të tjera, atëherë lajini ato me ujë.”

E transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hasen Sahih.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

03.10.2009

 

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com