All for Joomla All for Webmasters

PASTRIMI I TOKËS SË NDOTUR

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Një beduin u ngrit dhe urinoi në xhami. Njerëzit iu vërsulën për ta goditur, por i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Lëreni (të mbarojë) dhe derdhni mbi urinën e tij një kovë –apo enë- me ujë. Ju jeni dërguar për të lehtësuar dhe jo për të vështirësuar’.”

E transmeton grupi, me përjashtim të Muslimit.

Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Ndërsa ishim në xhami me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), vjen një beduin dhe urinon në xhami. Shokët e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i thanë: Mos! Mos! Thotë (Enesi): I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha atyre: ‘Mos e ndërprisni! Lëreni!’ Ata e lanë derisa mbaroi, pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e thirri dhe i tha: ‘Në këto xhamia nuk shkojnë gjëra të atilla si urinimi e hedhja e ndyrësirave, por ato janë për përmendjen e Allahut të Madhëruar, për t’u falur në to dhe për të lexuar Kuran’. Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)-

Thotë (Enesi): Atëherë (I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë prej njerëzve që të sillte një kovë ujë dhe e derdhi mbi të.”

Ky hadith është muttefekun alejhi, me përjashtim se tek Buhariu nuk gjendet shprehja: “Në këto xhamia…”, deri në fund të urdhrit për pastrimin e saj.

Në hadith ka argument se ndytësia e rënë në tokë, nëse mbulohet e gjitha nga uji, atëherë edhe toka edhe uji janë të pastra.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

 

11.10.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com