All for Joomla All for Webmasters

PËR NDYTËSINË QË NGJITET NË SANDALE

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse ndokush nga ju shkel ndytësi me sandalet e tij, dheu është pastrues i tyre.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Nëse e shkel ndytësinë me sandalet e tua, pastruesi i tyre është dheu.”

Të dy këto hadithe i transmeton Ebu Daudi.

 

Transmetohet nga Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të vini në xhami, kthejini përmbys sandalet për të parë nëse mbartin ndytësi, e nëse mbartin ndytësi, fërkojini në tokë dhe faluni me to.”

E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

19.10.2009

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com