All for Joomla All for Webmasters

SPËRKATJA E URINËS SË FOSHNJËS MASHKULL QË NUK KA FILLUAR TË HAJË USHQIM

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Umu Kajs bintu Muhsan se ajoerdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me fëmijën e saj, i cili ende nuk hante ushqim. Fëmija urinoi në rrobën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai kërkoi ujë, e spërkati rrobën me të dhe nuk e lau.

E transmeton grupi.

 

Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Urina (rroba e urinuar) nga foshnja mashkull që ushqehet me qumësht, spërkatet, ndërsa urina e foshnjës femër, duhet të lahet.”

Katade thotë: Është për qëllim foshnja që ende nuk ka filluar të hajë, sepse nëse hanë, atëherë duhet të lahen rrobat e urinuara nga cilido prej tyre.

E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen.

 

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: Të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i sollën një foshnjë, të cilit ai i fërkonte buzët me hurmë të përtypur. Ai urinoi në prehrin e tij dhe ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hodhi ujë mbi të.”

E transmeton Buhariu, e po ashtu e transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh, por ky i fundit shton: “dhe nuk e lau atë”.

Ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: “I shpinin fëmijët tek ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai bënte lutje për ta e u jepte hurma të përtypura. Një herë i sollën një fëmijë dhe ai urinoi në prehrin e tij. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kërkoi ujë dhe e hodhi mbi vendin e urinuar, por nuk e lau atë (rrobën).”

 

Transmetohet nga Ebu es Semah, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Rroba e urinuar nga foshnja femër duhet të lahet, ndërsa rroba e urinuar nga foshnja mashkull, mjafton të spërkatet.”

E transmeton Ebu Daudi, Nesai dhe Ibën Maxheh.

 

Transmetohet nga Umu Kerz el Huzaije se ka thënë: “Të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i shpunë një foshnjë mashkull i cili urinoi në prehrin e tij. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të spërkatej me ujë. Një herë tjetër i dhanë një foshnjë femër, e cila urinoi tek ai, dhe ai urdhëroi që ajo të lahej.” E transmeton Ahmedi.

 

Transmetohet gjithashtu nga Umu Kerz se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Urina e foshnjës mashkull, mjafton të spërkatet, ndërsa urina e foshnjës femër duhet të lahet.” E transmeton Ibën Maxheh.

 

Transmetohet nga Umu el Fadl Lubabe bintu el Harith se ka thënë: “Husejni, i biri i Aliut, urinoi në prehrin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe unë i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ma jep rrobën tënde dhe vish një tjetër, deri sa të ta laj.’ Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Rroba e urinuar nga foshnja mashkull mjafton të spërkatet, ndërsa rroba e urinuar nga foshnja femër, ajo duhet të lahet.’” E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

03.12.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com