All for Joomla All for Webmasters

ÇFARË KA ARDHUR PËR EL MEDHI-UN

. Posted in Pastertia.

Pin It

 emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Sehl ibën Hanif se ka thënë: “Vuaja shumë nga medhiu i shumtë dhe shpeshherë lahesha prej tij. Ia tregova këtë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: ‘Për këtë të mjafton të marrësh abdes’. Thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Si të veproj me atë që më bie në rrobe nga ai?’ Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Mjafton të marrësh një grusht ujë dhe të spërkatësh me të rrobën tënde, në vendin ku sheh se ai ka rënë’.”

E transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu i cili thotë se ky hadith është hasen sahih. Atë e transmeton gjithashtu El Ethrem, me këtë tekst: “Tha: ‘Vuaja shumë nga medhiu, kështu që shkova tek i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ia përmenda këtë.’ Ndërsa ai tha: ‘Të mjafton të marrësh një grusht ujë dhe të spërkatësh rrobën me të’.”

 

Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Isha një burrë që më dilte shumë medhij, por kisha turp të pyesja për këtë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kështu që i thashë Mikdad ibën el Esued ta pyeste ai. Ai e pyeti dhe i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: ‘Për shkak të tij duhet të marrësh abdes’.”

E kanë nxjerrë dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi).

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Duhet të lash organin dhe të marrësh abdes.”

Ndërsa në transmetimin e Ahmedit dhe Ebu Daudit thuhet: “Duhet të lash organin (penisin) dhe dy testikujt, pastaj të marrësh abdes.”

 

Transmetohet nga Abdullah ibën Sead se ka thënë: “Pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për ujin (medhiun) që del pas ujit (pas urinimit) e ai tha: ‘Ai është nga medhiu, e çdo mashkulli (prej shtazëve e njerëzve) i del medhiu. Ti laje organin tënd dhe dy testikujt, pastaj merr abdes si për namaz’.”

E transmeton Ebu Daudi.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

12.12.2009

 



[1]El medhi është një lëng i bardhë e i hollë ngjitës, i cili del nga organi gjenital kur ngacmohen hormonet seksuale, por pa dalë me vrull dhe epsh, as nuk pasohet me këputje, madje nuk ndjehet kur del. 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com