All for Joomla All for Webmasters

NDALIMI I PËRFITIMIT PREJ LËKURËS SË KAFSHËVE QË NUK U HAHET MISHI

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ebu el Melih ibën Usame; nga babai i tij, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga përdorimi i lëkurës së egërsirave (kafshëve të egra).”

E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu, i cili shton: “ka ndaluar që të përdoret për shtrojë”.

 

Transmetohet nga Muavije ibën Ebi Sufjan, se ai i tha disa shokëve të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “A dini gjë nëse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga përdorimi i lëkurës së tigrit, që të përdoret për t’u ulur mbi të, apo jo? Ata thanë: Po! Po!”

E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 

Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “Ju kërkoj, për Allahun! A ka ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga hipja mbi shalën e kalit të bërë nga lëkura e tigrit? Ata thanë: Po. Ai tha: Edhe unë dëshmoj për këtë.”

 

Transmetohet nga El Mikdam ibën Meadkerb, se ai i ka thënë Muavijes: “Të kërkoj, për Allahun! A di që i Dërguari i Allahut  (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ketë ndaluar nga veshja e lëkurës së egërsirave dhe nga ulja mbi to? Ai tha: Po.”

E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.

 

Transmetohet gjithashtu nga El Mikdam ibën Meadkerb, se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga përdorimi i mëndafshit, i arit dhe i lëkurës së tigrit.” E transmeton Ahmedi dhe Nesai.

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Melekët nuk qëndrojnë në shoqërinë e atyre që mbartin lëkurë tigri.”

E transmeton Ebu Daudi.

 

Këto tekste ndalojnë nga përdorimi i lëkurës së kafshëve që nuk u hahet mishi dhe që jetojnë në tokë, si dhe nga kuptimi i tyre i përgjithshëm, ato ndalojnë nga mundësia e të pastruarit e tyre me regjje e tharje.

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

20.06.2010

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com