All for Joomla All for Webmasters

NDYTËSIA E MISHIT TË KAFSHËVE QË NUK U HAHET MISHI EDHE NËSE THEREN

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Seleme ibën el Ekveu se ka thënë: “Në mbrëmjen e ditës së marrjes së Hajberit, muslimanët ndezën zjarre të shumtë dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Ç’janë këto zjarre? Përse i ndizni ato?’

Thanë: ‘Për të pjekur mish.’ Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Çfarë mishi?’ Thanë: ‘Për mish gomari të butë.’ Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Derdhini tenxheret dhe thyejini ato.’ Një burrë tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A t’i derdhim dhe pastaj t’i lajmë?’ Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Atëherë, ashtu veproni’.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Atëherë lajini.”

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Në luftën e Hajberit kapëm edhe disa gomarë (plaçkë lufte), por një thirrës i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri me zë të lartë: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij ju ndalojnë nga ngrënia e mishit të gomarit, pasi që ai është i ndytë- apo i papastër’.”

Këto dy hadithe janë muttefekun alejhima.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

19.07.2010

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com