All for Joomla All for Webmasters

ÇFARË KA ARDHUR PËR ENËT PREJ ARI E ARGJENDI

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Mos e vishni mëndafshin dhe as rrobat e punuara me të. Mos pini në enë ari e argjendi dhe as mos hani në to, sepse ato janë për ata (mosbesimtarët) në këtë botë, ndërsa për ju, në botën tjetër.”

Ky hadith është muttefekun alejhi. Atë e transmeton gjithashtu grupi, por ata kanë veçuar vetëm gjykimin për ngrënien në ato enë.

Transmetohet nga Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në barkun e tij nga zjarri i Xhehenemit.”

Ky hadith është muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Kushdo që ha apo pi në enë prej ari e argjendi…”

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë për atë që pi me enë prej argjendi: “Ai është sikur e gurgullon zjarrin në barkun e tij.”

E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.

Transmetohet nga Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ndaloi neve nga të pirët me enë argjendi. (Dhe na thoshte) Ai që pi me to në këtë botë, nuk do të pijë me to në botën tjetër.”

I marrë shkurtimisht nga Muslimi.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

22.07.2010

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com