All for Joomla All for Webmasters

NGJITJA E ENËVE TË THYERA

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që pi nga ena prej ari apo argjendi, ose nga enë të përziera me to, ai gurgullon në barkun e tij nga Zjarri i Xhehenemit.”

E transmeton Darakutni.

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se: “Gota e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u thye dhe në vendin e thyerjes ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngjiti një shirit prej argjendi.”

E transmeton Buhariu.

Ndërsa Ahmedi transmeton nga Asim el Ahuel, se ky ka thënë: “Unë pashë tek Enesi gotën e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në të gjendej një gjuhëz prej argjendi.”

 

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

26.09.2010

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com