All for Joomla All for Webmasters

PËLQYESHMËRIA E MBULIMIT TË ENËVE

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), në një hadith të tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Lidhe enën me ujë (një lloj ene e veçantë që përdorej në atë kohë për të mbajtur ujin) dhe përmend Emrin e Allahut (thuaj “bismilah”). Mbuloji enët e tua dhe përmend Emrin e Allahut…

Ky hadith është muttefekun alejhi.

 

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mbulojini enët dhe lidhini katruvet e ujit, sepse në vit është një natë e cila mbart murtajë (sëmundje). Nuk gjen ndonjë enë të pambuluar, apo katruve të palidhur, veçse zbret në të nga ajo murtajë.”

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

17.10.2010

 

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com