All for Joomla All for Webmasters

ÇFARË THUHET KUR HYN DHE DEL NGA BANJA

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në banjë thoshte: ‘O Zoti im! Të kërkoj mbrojtje nga xhinët meshkuj e femra!’” E transmeton grupi.

Në një transmetim të Seid ibën Mensurit në “Sunenet” e tij, thuhet se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte: “Bismilah. Allahume ini eudhu bike minel hubuthi uel habaithi”.

 

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dilte nga banja, thoshte: Gufraneke-të kërkoj falje Ty, o Zot!”

E transmetojnë të pestë, përveç Nesait.

 

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dilte nga banja, thoshte: Falënderuar qoftë Allahu, i Cili largoi nga unë të keqen dhe më mbrojti.”

E transmeton Ibën Maxheh.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

24.11.2010

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com