All for Joomla All for Webmasters

GJATË HYRJES DHE QËNDRIMIT NË BANJË

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Mos hyrja në banjë me gjëra ku përmendet emri i Allahut

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në banjë, ai e hiqte unazën e tij.”

E transmetojnë të pestë përveç Ahmedit, ndërsa Tirmidhiu e ka quajtur të saktë. Ka ardhur hadith i saktë se në unazën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte gdhendur “Muhamedun resulullah”.

 

Gjatë kryerjes së nevojave nuk duhet folur

Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se një burrë kaloi ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke urinuar. Ai i dha selam të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) por ai nuk ia ktheu atë.

E transmeton grupi, përveç Buhariut.

 

Transmetohet nga Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Nuk lejohet që dy burra të shkojnë për të kryer nevojat e tyre personale dhe të zbulojnë vendet e turpshme e të flasin me njëri-tjetrin. Allahu e urren diçka të tillë.”

E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

08.01.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com