All for Joomla All for Webmasters

KRYERJA E NEVOJAVE PERSONALE NË VENDE TË HAPURA

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një udhëtim. Nëse donte të kryente nevojat personale, ai largohej nga ne saqë nuk dukej.”

E transmeton Ibën Maxheh.

Në një transmetim të Ebu Daudit thuhet: “Kur donte të kryente nevojat personale, ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) largohej saqë nuk e shihte më askush.”

Transmetohet nga Abdullah ibën Xheafer se ka thënë: “Gjërat pas të cilave donte më shumë të fshihej i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur kryente nevojat, ishte vendi i ngritur apo grumbulli i palmave.”

E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe ibën Maxheh.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush shkon për të kryer nevojat, të fshihet, e nëse nuk gjen tjetër veçse të grumbullojë një grumbull rërë, ta bëjë e të kthehet me shpinë nga ai grumbull, sepse shejtani luan me të ndenjurat e njeriut. Kush vepron kështu (si këshillova), ai ka vepruar mirë, por kush nuk vepron kështu, nuk ka gjynah mbi të.”

E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

12.01.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com