All for Joomla All for Webmasters

NDALIMI NGA TË KTHYERIT NË DREJTIM TË KIBLES

. Posted in Pastertia.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur dikush prej jush të ulet për të kryer nevojat e tij, të mos drejtohet nga Kibla as edhe me shpinë nga ajo.

 

E transmeton Ahmedi dhe Muslimi, në transmetimin e të pestëve, përveç Tirnidhiut, në transmetimin e të cilit thuhet: “Unë jam për ju në vend të babait tuaj dhe ju mësoj juve. Kur dikush prej jush të shkojë për të kryer nevojat e tij, të mos drejtohet nga Kibla dhe as të mos i kthejë shpinën asaj, as të mos pastrohet me dorën e djathtë të tij.” Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëronte që të pastroheshin me tre gurë dhe ndalonte nga të pastruarit me jashtëqitje kafshësh apo eshtra.”

Por në transmetimin e Ahmedit nuk përmendet urdhri për të pastruarit me gurë.

 

Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të shkoni për të kryer nevojat, mos u drejtoni me fytyrë nga Kibla dhe as me shpinë nga ajo, por drejtohuni nga Lindja e Perëndimi[1].” Ebu Ejubi thotë:“Kur erdhëm në Sham, gjetëm që banjot të ishin ndërtuar me drejtim nga Kibla, ndërsa ne devijonim nga ajo me trupat tanë dhe i kërkonim falje Allahut të Lartësuar (kur dilnim).”

Ky hadith është muttefekun alejhi.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

Burimijetes.com

16.02.2011

 

 

 

 

 



[1]Kështu i binte të drejtoheshin në Medine, por në vende të tjera ku Lindja është në drejtim të Mekës, duhet eliminuar drejtimi nga ajo. (sh.p)

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com