All for Joomla All for Webmasters

DEFINICIONI DHE LLOJET E PASTËRTISË

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Fjala "tahare" në aspektin etimologjik (gjuhësor) ka kuptimin: "pastërti", "dëlirësi", ndërsa në terminologjinë e fikhut do të thotë:

“Mënjanimi ose pastrimi i ndyrësirave dhe largimi i papastërtive që ia pamundësojnë besimtarit namazin"

-Pastërtia është dy lloje: e brendshme dhe jashtme:

a) Pastërtia e brendshme ose kuptimore

Është për qëllim pastrimi i besimtarit nga  ndyrësira e shirkut dhe e mëkateve,  kjo pastërti arrihet me teuhid dhe vepra të mira. Ky lloj i pastërtisë është më i rëndësishëm se pastërtia e trupit, madje nuk mund të arrihet pastërtia e trupit, nëse është prezent ndyrësira e shirkut. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ

"Vërtet, idhujtarët (mushrikët) janë të ndyrë..."Suretu Teube, 28.

Kurse Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Besimtari nuk ndyhet kurrë[1]".

Prandaj është e kërkuar prej çdo myslimani, i cili ka arritur moshën e pjekurisë, ta pastrojë zemrën e tij nga ndyrësirat e shirkut dhe dyshimit; kjo arrihet me sinqeritet, teuhid dhe bindje. Gjithashtu nga ai kërkohet ta pastrojë veten dhe zemrën nga ndyrësirat e mëkateve, mbetjet e zilisë, urrejtjes, tradhtisë, mendjemadhësisë, syefaqësisë, mashtrimit; kjo arrihet me pendim të sinqertë nga të gjitha mëkatet. Kjo pastërti është pjesa e parë dhe më e rëndësishme e besimit.

b) Pastërtia e jashtme ose trupore

Të pastruarit e trupit nga ndyrësirat. Kjo është pjesa e dytë e imanit (besimit) për të cilin Profeti (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) thotë"Pastërtia është pjesë e imanit[2]".  Në këtë kapitull të fikhut shtjellohen dispozitat që kanë të bëjnë me këtë lloj të pastërtisë. Pastrimi i jashtëm bëhet me mënyrat të cilat i ka përligjur Allahu i Lartësuar për besimtarët dhe ai gjithashtu është dy lloje:

- Pastrimi me ujë: Ky lloj është ai esencial dhe është për qëllim mënjanimi i ndyrësirave, nga trupi, rrobat dhe vendi ku falemi me ujë, si: abdesi, gusli, etj.

- Pastrimi me dhe të pastër: Ky lloj i pastrimit zëvendëson ujin. Me fjalë të tjera, në këtë lloj të pastrimit kalohet në rast të pamundësisë së përdorimit të ujit. 

 

Alaudin Abazi

Burimijetes.com

05.08.2015



[1]Shënon Buhariu dhe Muslimi

[2]Shënon Muslimi

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com