All for Joomla All for Webmasters

LAHESHIM DUKE MARRË UJË TË DY NGA E NJËJTA ENË

. Posted in Pastertia.

Pin It

 

Transmetohet nga Aisha, radijAllahu anha, se ka thënë:

Unë dhe Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, laheshim duke marrë ujë të dy nga e njëjta enë si qyp e quajtur El-Ferak.”

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):

Kjo tregon se i lejohet njeriut të lahet (njëkohësisht) me bashkëshorten e tij në një vend të vetëm dhe nga një enë e vetëm duke qenë të zhveshur, e për këtë nuk ka asnjë problem,[1] ngase Allahu Madhëruar në Librin e Tij thotë:

E që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim, por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit.” El-Mearxhi, 29-31.

 

Ndërsa përsa i përket asaj që përmendet se Aisha, radijAllahu anha, ka thënë:

Nuk kam parë nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vendet e tij të turpshme dhe as ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk i ka parë tek mua” kjo nuk ka bazë.

 

Sherh Sahih el-Buhari vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

01.02.2016

 



[1]Për këtë ka unanimitet, siç e ka përcjellë Shejhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmul-fetaua” vëll. 21; En-Nevevi (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Mexhmu” vëll. 2; Esh-Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Nejl” vëll. 1; Et-Tahavi (Allahu e mëshiroftë!) në “Sherhu meanil-Athar” vëll. 1 dhe El-Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Mufhim” vëll. 2.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com