All for Joomla All for Webmasters

SHITBLERJA (10)

. Posted in Shitblerja.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Cilat janë të drejtat e blerësit

Çdokush që blen një mall dhe më pas shikon se në të ka të meta të cilat nuk i ka ditur (që nuk janë bërë të qarta nga tregtari), atëherë ai ka të drejtë të zgjedhë midis dy gjërave:

1. T'ia kthejë mallin dhe të marrë të hollat (lekët) të cilat ka paguar për to.

2. Ta mbaj atë mall dhe të kërkojë nga tregtari diferencën (diferencën midis çmimit të këtij malli kur është i plotë (pa të meta) dhe çmimit kur ka të meta.

P. sh: bleu Ahmedi një makinë pesë milion (5000000) lekë dhe pa se kjo makinë donte motor (gjë të cilën nuk ja ka treguar tregtari), atëherë e zëmë se mekaniku thotë se kjo makinë nëse është e rregullt bën pesë milion (5000000) lekë, ndërsa në këtë gjendje në të cilën është tani bën tre milion e pesëqind mijë (3500000) lekë, atëherë Ahmedi mund të zgjedhë mes dy gjërave: ose t'ia kthejë këtë makinë atij që ia ka blerë dhe të marrë pesë milion (5000000) lekë të plota, ose të mbajë makinën dhe t'i kthejë tregtarit diferencën midis dy çmimeve, i cili në rastin tonë është një milion e pesëqind mijë (1500000) lekë.

Shitblerja me kusht shfajësimi: (që blerësi ta falë tregtarin nëse gjen në mallin e tij ndonjë të metë)

Nëse tregtari i vë klientit kusht që ta shfajësojë (ta falë) atë për të metat (apo mangësitë) që mund të gjenden në mall dhe klienti e pranon një kusht të tillë, pyetja bëhet: A shfajësohet tregtari me një gjë të tillë? Po klienti a ka të drejtë pas kësaj nëse gjen të meta të kërkojë kthimin e mallit apo diferencën e tij?

Kjo çështje është dy llojesh:

1. Nëse klienti e di që malli që po blen ka të meta, për shkak se tregtari ia ka vënë në dukje ato. P.sh: t'i thotë: dëgjo, kjo makinë ka nevojë për dinamo të re, apo të ketë të metë të dukshme, si shenjat e përplasjes etj., në këtë rast themi se tregtari shfajësohet për këtë të metë dhe klienti nuk ka të drejtë zgjedhje për shkak të saj. (Pra, nëse e blen mallin, nuk ka të drejtë ta kthejë më për shkak të metës që ai konstatoi).

2. Nëse klienti nuk e di që malli ka të meta dhe tregtari i vë atij kusht që ta shfajësojë atë nga çdo e metë që mund të gjejë në të, si p.sh: t'i thotë: po ta shes këtë mall me kusht që të ma bësh hallall nëse gjen në të ndonjë të metë. Në këtë rast themi se tregtari falet nëse vërtet ai nuk e di që në këtë mall ka të meta, sepse klienti e pranoi një gjë të tillë. Por nëse tregtari e di që malli ka të meta dhe i fsheh ato dhe kërkon që klienti ta falë, nëse gjen të meta në të, atëherë ai nuk falet, sepse ai në këtë rast ka mashtruar dhe Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë:" Kush mashtron nuk më përket mua."

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

09.08.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com