All for Joomla All for Webmasters

SHITBLERJA (13)

. Posted in Shitblerja.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kushte të pa sakta në shitblerje

Lloji i parë:Kushte të cilat i ka ndalur sheriati. P.sh.: bashkimi midis  selem (të japë vleftën në kohë dhe të marë mallin më vonë (kjo quhet selem)) dhe shitblerjes. P.sh.: Sulejmani i mori borxh Ahmedit dhjetë milion (10000000) lekë të vjetra në mënyrë që t'ia kthejë ato në të njëjtën shumë, me kusht që Sulejmani t'i shesë Ahmedit makinën e tij për pesë milion (5000000) lekë të vjetra. Ky kusht është i ndaluar sepse ai është rrugë për tek Kamata.([i])

Ndodh që makina të kushtojë më shumë se pesë milion (5000000) lekë, porse Sulejmani pranoi ta shesë me këtë çmim për shkak të borxhit, kështu që Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nuk lejohet bashkimi mes shitblerjes dhe selem." Ebu Daud 3504 dhe Tirmidhi 1234 i cili ka thënë ky hadith është i mirë i saktë.

Lloji i dytë:Kushte të cilat bien në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës. P.sh.: të shesë dikush makinën me kusht që blerësi të mos e posedojë atë. Ky kusht  e kundërshton atë që përmban kontrata, pra kalimin e posedimit nga tregtuesi tek blerësi. Kështu nëse vendoset ky lloj kushti në shitblerje atëherë kontrata është thjesht formale.

Këto kushte janë të pa sakta, nuk lejohet vënia e tyre, po ashtu nuk është detyrë që muslimanët t'u përmbahen (nëse vihen nga jomuslimanët), sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Çdo kusht që nuk është në librin e Allahut është i kotë (i pa saktë) edhe nëse vihen njëqind të tillë." Buhari 2729 dhe Muslim 1504.

Thënia e Profetit salallahu alejhi ue selem: "Çdo kusht që nuk është në librin e Allahut." D.m.th.: që nuk ka gjykuar Ai me të dhe që nuk gjendet në ligjin e Tij.

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

01.12.2008


1. Sepse huadhënësi nëse i vendos huamarrësit kusht diçka që ka përfitim në të, atëherë kjo është kamatë.

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com