All for Joomla All for Webmasters

ZEKATI I DRITHËRAVE, FRUTAVE DHE TË MBJELLAVE

. Posted in Zekati.

Pin It

Bismilah, uesselatu uesselam ala resulilah.

Argumenti i Zekatit të këtyre kategorive është ajeti kuranor ku Allahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës.”El Bekare, 267.

Në një verset tjetër urdhëron e thotë:

“Është Ai (Allahu) që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre!” El En’am, 141.

Nga ajeti i sipërpërmendur kuptohet qartë se Zekati i prodhimeve bujqësore jepet menjëherë dhe nuk pritet të përmbushet viti. Tek drithërat dhe frutat futen vetëm zahiretë dhe tëmotjet të cilat thahen dhe përgatiten për një kohë të gjatë si: rrushi i thatë, apo hurmat arabe. Kurse frutat e zakonshme si: shegët, mollët, dardhat, shalqinjtë, etj., nuk jepet zekat për to. Gjithashtu, nuk jepet zekat për zarzavatet dhe as për perimet.

Ndërkohë dijetarët islamë kanë rënë në kontradiktë mes tyre se a duhet të jepet zekat për mjaltin? Shumica e tyre janë të mendimit se duhet të jepet zekat edhe për mjaltin, sepse mjalti është ushqim që përgatitet për t’u ruajtur gjatë si zahiretë dhe tëmotjet. Ata mendojnë se nga mjalti duhet të nxirret zekat një e dhjeta, 1/10 kur mjalti është produkt i maleve, bjeshkëve, pyjeve dhe livadheve të lira. A nëse bletët e marrin nektarin nga lulet dhe pemët e fushave të punuara, atëherë jepet një e njëzeta  1/20, siç do të shpjegojmë më poshtë.

Në qoftë se të mbjellat ujiten vetvetiu, nëpërmjet shiut, lumit, burimeve etj, atëherë për to jepet zekat një e dhjeta, 1/10. Kurse të mbjellat që vaditen nëpërmjet mundit të njeriut, për to jepet zekat një e njëzeta, 1/20.

Nisabi i drithërave dhe tëmotjeve apo zahireve që vlejnë për zekat është 5 eusuk. Fjala eusuk në arabisht është shumësi i fjalës vesek. Vesek është një sasi matëse e vjetër që është e barabartë me 60 saë. Edhe fjala saë nënkupton një njësi matëse të vjetër që është e barabartë me katër grushta të mbushura plot më drith.

D.m.th: 5 eusuk (me të cilën është plotësuar nisabi) janë të barabarta me 300 saë. Kjo masë në bazë të konvertimit të sotëm është e barabartë me 613 kg. Pra nisabi i drithërave dhe frutave është 613 kg nga e cila duhet të jepet një e dhjeta ose një e njëzeta, në varësi të ujitjes apo vaditjes së tyre. Pra nga 613 kg drithëra për shembull jepet zekat 61.3 kg, ose 30.65 kg në varësi të ujitjes apo vaditjes siç sqaruam më lart.

Marrë nga LHSH

Burimijetes.com

26.08.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com