All for Joomla All for Webmasters

ZEKATI I F I T R I T

. Posted in Zekati.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimit e Allahut qofshin për Profetin tonë të dashur, familjen dhe shokët e tij!

Urtësia e nxjerrjes së zekatit të fitrit

Zekati i fitrit është pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota, e pahijshme dhe grindjet dhe ushqim për të varfërin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:“Ebëri detyrim zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe grindjet, dhe si ushqim për të varfërit.”Transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe. “Irvaul Galil”(843).

Sasia e zekatit të fitrit

Transmetohet nga Ibën Umeri se ka thënë:“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bëri detyrim zekatin e fitrit në Ramazan: një tas[1] me hurma, ose një tas me elb, për çdo të lirë apo skllav, mashkull apo femër, të vogël apo të madhprej muslimanëve.” Mutefekun alejhi

Personi e nxjerr zekatin e fitrit nga ushqimi bazë i vendit që jeton për veten e tij, nëse i tepron nga ushqimi i mjaftueshëm për një ditë-natë, dhe për çdo kënd që ai e ka detyrë shpenzimin ndaj tyre.

Shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!): Përsa i përket elbit, ai sot përdoret si ushqim për kuajt dhe nuk përdoret nga njerëzit. Prandaj nuk mund të nxirret si zekat fitri.

Zekati i fitrit nxirret ushqim dhe jo në të holla

Nuk lejohet nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla (para), sepse kjo bie në kundërshtim me udhëzimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kur vjen personi dhe thotë: “Jo, do e nxjerrim zekatin e fitrit në të holla (para), sepse kjo është më e dobishme për të varfërin” (themi) ky ka gabuar dy herë: E para: Ai ka kundërshtuar tekstin (Kuranin dhe Sunetin) dhe kjo është çështje që ka të bëjë me adhurimin. Kjo është më e pakta që mund të thuhet. Porse parë në këndvështrimin e dytë kjo është shumë e rrezikshme, sepse ai kështu pretendon se Ligjvënësi i Urtë, i Cili është Zoti i gjithësisë, kur ia shpalli Profetit të Tij bujar sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që t’ua bëjë obligim popullit të tij një saa prej ushqimeve, i bie që nuk e ka ditur se kush është më e mira për të varfërit dhe nevojtarët ashtu siç e kanë ditur këta të cilët pretendojnë se nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla është më e mira. “Silsiletu el-huda uen-nur” audiokaseta me nr. (274).

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): "Nxjerrja e të hollave në zekatin e fitrit nuk lejohet dhe nuk i pranohet atij që e nxjerr (nuk konsiderohet zekat fitër)". "Mexhmu fetaua ue mekalat" vell. 14

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla është gabim dhe nuk i pranohet atij që e jep (nxjerr). Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar”. “Fetaua nurun ala ed-derb” audiokaseta me nr. (375).

Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!): “E sakta është se zekati i fitrit nuk lejohet të nxirret në të holla, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Ibën Abasi dhe Ebi Seid el-Khudrij radijAllahu teala anhuma: “Sadakaja e fitrit (jepet): Një tas me hurma, ose një tas me rrush të that, ose një tas me elb …” “Garatul eshritah” (1/277).

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “Nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla në vend të ushqimit është në kundërshtim me Sunetin dhe nuk vlen, sepse nuk është transmetuar nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem apo ndonjë nga shokët e tij që ta ketë nxjerrë zekatin e fitrit në para. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk jepen para (për zekatin e fitrit)”. I thanë: “Po Umer bin Abdulazizi a e pranonte në vlerë monetare? Imam Ahmedi tha: “(njerëzit) E lënë fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe thonë se filani ka thënë kështu!?” “El-Mulekhasul Fikhij”vëll. 1

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Nuk lejohet nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla. Përkundrazi ai nxirret ushqim ashtu siç veprohej në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Disa prej dijetarëve thonë se lejohet nxjerrja e tij në të holla. Mirëpo Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që të nxirret ushqim.

Komisioni i Përhershëm (El-Lexhneh ed-Daimeh)[2] thotë: Nuk lejohet nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla, sepse argumentet legjislative tregojnë për obligueshmërinë e nxjerrjes së tij në ushqim.

Koha e nxjerrjes së tij

Nxirret para faljes së namazit dhe nuk lejohet vonimi i nxjerrjes së tij deri pas faljes së namazit të festës.IbënUmeri radijAllahu anhutransmeton se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem urdhëroi që zekati i fitrit të jepej para daljes së njerëzve për namazin e Bajramit”. Buhariu dhe Muslimi

Lejohet nxjerrja e tij një apo dy ditë para festës. “E jepnin atë (zekatin e fitrit) një apo dy ditë para festës së Fitrit”. Buhariu

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Suneti është që të nxirret para faljes së namazit të festës (bajramit). Kush e nxjerr pas namazit shpërblimi i tij nuk është si shpërblimi i zekatit të fitrit, por konsiderohet lëmoshë e thjeshtë.

A nxirret zekati fitrit për atë që vdes në Ramazan?

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Zekati i fitrit është detyrë (të nxirret) në fund të Ramazanit. Kush vdes në fund të muajit (Ramazan), zekati i fitrit nxirret për të. Ndërsa kush vdes në fillim të muajit, apo në mes të tij, apo natën e njëzet, apo natën e njëzet e pestë zekati i fitrit nuk nxirret për të. Por, nxirret për atë që vdes në fund të muajit.

Kujt i jepet zekati i fitrit?

Zekati i fitrit u jepet të varfërve dhe nuk ka lidhje me kategoritë të cilëve u takon zekati i pasurisë që përmenden në suren “Et-Teube” ajeti 60.

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): U jepet të varfërve. Hadithi: “ushqim për të varfërit” është baza se zekati i fitrit është për të varfërit dhe nuk u jepet të pasurve.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Temamul-Minneh” duke iu kundërpërgjigjur Sejid Sabik (Allahu e mëshiroftë!) ku thotë: “Zekati i fitrit u ndahet tetë kategorive që përmenden në ajetin “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit…” Et-Teube, 60

Thotë (Albani): Në Sunetin praktik nuk gjendet ndonjë argument që të dëshmojë për këtë formë ndarje (që përmend Sejid Sabik). Përkundrazi, fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në hadithin që e transmeton Ibën Abasi radijAllahu anhuma: “…ushqim për të varfërit” përfitohet kufizimi i tij (dhënies së fitrit) me nevojtarët (Pra, u jepet të varfërve).

Ndërsa ajeti ka të bëjë me sadakanë e pasurive (zekatin) dhe jo me sadakanë e fitrit. Bazuar në argumentin para saj (para ajetit 60), e ajo është fjala e Allahut të Madhëruar: “Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen…” Et-Teube, 58. Kjo është dhe ajo që ka zgjedhur dhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), i cili në lidhje me këtë pikë ka fetua të dobishme. Kjo është fjala e Esh-Sheukanit (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sejlul-Xherar” vëll 2. Në lidhje me këtë Ibën Kajjimit (Allahu e mëshiroftë!) në “Zadul-Mead” thotë: “Prej udhëzimit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte veçimi i të varfërve me këtë sadaka…”

A u jepet zekati fitrit jomuslimanëve?

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Origjina është se zekati i fitrit u jepet (takon) muslimanëve dhe nuk i jepet jomuslimanit nëse gjendet muslimani.

A nxirret zekati i fitrit për foshnjën në barkun e nënës?

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Po, sepse Uthmani radijAllahu anhu e ka nxjerr zekatin e fitrit për foshnjën në barkun e nënës.

A lejohet transportimi i zekatit të fitrit për në vend tjetër?

Shejh Salih bin Muhamed el Luhajdan (Allahu e ruajttë!): Po lejohet!

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

30.06.2016



[1]Që varion 2.3 deri në 3 kg. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë se është 2.4 kg. “Fetaua nurun ala ed-derb”. Shejh Ibën Bazi në “Fetaua nurun ala ed-derb” dhe Komisioni i Përhershëm thonë se është afërsisht 3 kg.

[2]Vëll. 9

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com