All for Joomla All for Webmasters

Ndalimi i prezantimit në xhami

. Posted in MORALI. Vizita: 1372

Pin It

era hurdherNdalimi i prezantimit në xhami për këdo që ha hudhra apo qepë.

Ai që ha qepë apo hudhra të pagatuara, duhet t’i shmanget shkuarjes në xhami në mënyrë që të mos i bezdisë, apo shqetësojë me erën e keqe ata që falen. Xhabir (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë:

“Kush ha hudhra ose, qepë, mos të na afrohet neve, as xhamisë sonë, por të qëndrojë në shtepinë e tij.”(Transmeton Buhariu, nr. 855)

Po Xhabiri (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) na e ndaloi ngrënien e qepës dhe preshit. Por njëherë u detyruam të hanim ngaqë s’kishim gjë tjetër për të ngrënë. Tha Profeti (alejkum selam):

“Kush e ha këtë perime me erë të keqe, mos t’i afrohet xhamisë sonë, sepse engjëjt bezdisen apo mundohen nga ajo që bezdisen njerëzit.” (Trasmeton: Buhariu, nr.854; Muslimi, nr.564; Ahmedi, nr.14596; Nesaiu, nr.707; Tirmidhiu, nr.1806; Ebu Davudi, nr.3823.)

Ndalimi ka ardhur i prerë në hadithe, por megjithatë ka prej muslimanëve që refuzojnë t’i qëndrojnë besnikë këtij gjykimi. Por Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

“Le të kenë kujdes dhe të frikësohen ata që kundërshtojnë rrugën e të dërguarit të Allahut se mos i vjen atyre ndonjë telash (në zemër si: mosbesim, hipokrizi, apo risi) ose t’i godasë ata dënim dynjaje i rëndë (vrasje, rrahje apo burgim).” Suretu Nur, ajeti: 63.

Disa të tjerë pa pasur qëllim të keq, por ngaqë u duket e vështirë lënia e namazit me xhemat shkojnë e falen megjithëse gojët u kundërmojnë erë hudhre apo qepe. Faktikisht ky nuk konsiderohet justifikim i pranueshëm. Ndërsa disa të tjerë e dinë mirë ndalimin e megjithatë, nuk ua vënë veshin fare këtij gjykimi. Padyshim që këto i bën besimi i dobët.

Vërejtje: Gjykimin e hudhrës, qepës dhe preshit ka çdo gjë që kundërmon erë të keqe i p.sh: duhani, apo era e keqe që vjen nga moslarja e trupit apo e rrobave. Muslimani para se të niset për në xhami duhet ta shohë dhe kontrollojë mirë veten në mënyrë që mos t’i bezdisë dhe mundojë ata që falen, përndryshe Ditën e Gjykimit do të mbartë gjynahet në kurriz.

Dobi: Ka rrugë të ndryshme për largimin e erës së hudhrës dhe qepës. Nëse i përdorim këto mënyra dhe jemi të sigurt që era ka ikur e gjitha, mund të shkojmë të falemi në xhami. Ndërsa përtypja e një çamçakëzi siç pretendojnë disa që e largon erën e keqe nuk mjafton, sepse aroma e qepës vjen nga stomaku dhe jo nga goja.

 

Referenca: Fuad ibn Abdulaziz esh Shehlub

"Normat e sjelljes në Islam" f.165-166.

Burimi i Jetës

06.12.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com