All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (8)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Respektimi i dijetarëve dhe vlerësimi i tyre

Nxënësit e dijes duhet të  respektojnë dijetarët dhe t’i vlerësojnë ata, të hapin gjokset e tyre në mospajtimet që ata kanë midis tyre e të tjerëve veç tyre. Ti  përballen  kësaj  me shfajësim ndaj atij që ndjek rrugë të gabuar. Kjo është një pikë e rëndësishme, sepse disa njerëz ndjekin gabimet e të tjerëve, marrin tek ajo atë që nuk i përshtatet të vërtetës së tyre duke prishur tek të tjerët imazhin e tyre; ky është gabimi edhe më i madh.

Përgojimi i një të thjeshti është prej gjynaheve të mëdha, ndërsa përgojimi i dijetarit është edhe më i madh. Përgojimi i dijetarit nuk pakëson të keqen e tij ndaj dijetarit, por është për të dhe ndaj asaj që ai ka prej dijes së sheriatit. 

Njerëzit kur braktisin një dijetar  braktisin dhe fjalën e tij, edhe pse ai thotë të vërtetën dhe udhëzon me të. Përgojimi i këtij personi ndaj këtij dijetari përbën një rrezikshmëri të madhe si dhe një pengesë midis njerëzve dhe dijes së tij të sheriatit, e cila përbën një rrezik të madh.

Këta të rinj, atë çfarë ndodh midis dijetarëve, duhet ta vështrojnë me nijet (qëllim) të mirë, ixhtihad (përpjekje) si dhe të kërkojnë ndjesë në atë që kanë gabuar.

Nuk ka pengesë nëse flet me ata për atë që ti e sheh gabim, pasi në këtë mënyrë qartëson se gabimi qëndron te dijetarët apo tek ata të cilët thonë: “Ata janë në gabim”.

Jo rrallëherë njerëzit krijojnë përshtypjen se fjala e dijetarit është gabim, por pas diskutimit gjithçka qartësohet mbi të vërtetën. Profeti thotë-alejhi selam-: "Çdo bir i Ademit është gabimtar, më i miri nga gabimtarët është ai që pendohet ". Imam Ahmed etj.

Të kënaqurit me gabimin e dijetarit si dhe të përhapurit të saj te njerëzit krijon përçarje, kjo nuk është rruga e selefëve (të parëve).

Gjithashtu, gabimet që gjinden te prijësit nuk duhet të merren si shpifje në gjithçka e duke mos vënë në dukje prej të mirave të tyre.

Allahu thotë: "O ju që keni besuar! Jini të fortë për Allahun dhe jini dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve t’ju bëjë që t’i shmangeni drejtësisë". El Maide, 8.

Nënkuptojmë  se nuk duhet të urrejmë një popull padrejtësisht.

Drejtësia është e domosdoshme. Nuk i lejohet askujt që gabimet e ndonjë drejtuesi, dijetari apo dikujt tjetër t’i përhapi midis njerëzve e më pas të heshtë për të mirat e tij. Kjo nuk është drejtësi.

Imagjinoje këtë në vetveten tënde kur dikush të përhapë rrëshqitjet, gabimet e tua dhe të fshijë të mirat që ti ke vepruar, padyshim do ta konsideroje si krim të tij ndaj teje. Kur ti këtë gjë e shikon në vetveten tënde, atëherë me këtë pamje duhet ta shikosh edhe te të tjerët.

Për kurimin e gabimit lidhu me atë që ti e shikon se ka gabime dhe diskuto me të e më pas qartëso qëndrimin tënde.

Shumë prej njerëzve pas diskutimit janë kthyer tek e sakta. Profeti thotë-alejhi selam-: "Besimtari për besimtari janë si ndërtesat të lidhura fortë me njëra tjetrën". Buhariu.

Profeti -alejhi selam- thotë: "Kush dëshiron të largohet prej zjarrit të xhehenemit dhe të hyjë në xhenet kur ti vijë vdekja, të besojë Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe të dëshirojë  te njerëzit atë që dëshiron për vetveten".  Muslimi.

Kjo është drejtësia dhe çiltërsia.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

23.03.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com