All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (9)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të kapurit me Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit –alejhi selam–

Për nxënësin e dijes lind e domosdoshme që të marrë dijen nga baza e tij e nuk do të ketë shpëtim për të nëse ai nuk e fillon me to, të cilat janë:

Kurani

Nxënësi i dijes duhet të kujdeset për leximin e Kuranit, të mësuarit përmendësh, të kuptuarit si dhe të punuarit me të. Kurani është litari i fortë i Allahut dhe baza e dijeve.

Selefët tregonin një kujdes të madh për Kuranin ku e mësonin përmendësh në moshën shtatë vjeç e ku ndonjëri prej tyre e mësonte më pak se një muaj. E gjithë kjo tregon kujdesin e tyre për Kuranin.

Nxënësi i dijes duhet të përkushtohet në mësimin e Kuranit me  një nga njohësit e mirë të tij (Kuranit). Lë për të dëshiruar te disa nxënës dije, të cilët nuk mësojnë nga Kurani si dhe ka prej tyre që nuk e këndojnë mirë. Ky është defekt i madh për kërkuesin e dijes. Nxënësi i dijes duhet të përkushtohet në të mësuarit e Kuranit përmendësh, të punuarit me të dhe thirrjen me të duke e kuptuar ashtu siç e kanë kuptuar selefët.

Suneti

Kjo është baza e dytë e sheriatit islam, e cila është qartësuese e Kuranit. Nxënësi  i dijes duhet të kapet me të dyja dhe të tregojë kujdes për to. Ai duhet ta përvetësojë Sunetin, qoftë kjo me mësimin përmendësh të haditheve apo studimin e zinxhirit të tij, me qëllim që të jetë në gjendje të dallojë hadithin e  saktë nga ai i dobët. Me këtë përvetësim ai është një mbrojtës i tij si dhe është në gjendje t’i përgjigjet dyshimeve të bidatçinjve (shpiksave në fe) në Sunet. Kurani dhe Suneti për nxënësin e dijes janë si krahët e zogut, nëse njëra prej tyre thyhet, ai nuk do të mund të fluturojë. Kështu dhe nxënësi i dijes nuk duhet ti përkushtohet vetëm Sunetit dhe të neglizhojë Kuranin apo e kundërta, t’i përkushtohet vetëm Kuranit dhe të neglizhojë Sunetin.

Shumë prej nxënësve të dijes i përkushtohen plotësisht Sunetit, shpjegimit të tij, burrave të tij dhe terminologjisë së tij e kur i pyet për një ajet kuranor do të gjesh se ai nuk ka njohuri për të, gjë e cila është një gabim i madh. Patjetër Kurani dhe Suneti janë krahët për nxënësin e dijes, por është dhe një e tretë e rëndësishme për të, ajo është fjala e dijetarëve. Mos neglizho në fjalën e tyre, sepse dija e tyre është shumë më e madhe se sa dije jote. Ata njohin rregullat, kushtet e sheriatit gjë e cila nuk ndodhen te ty. Kur e saktësojnë një thënie thonë: "Nuk e themi atë vetëm nëse dikush e ka thënë".

Për shembull: Shejhul Islam Ibn Tejmia –Allahu e mëshiroftë!– tha: “Unë e them atë në qoftë se e kanë thënë.” Ai nuk merr nga mendja e tij.

Në bazë të kësaj, nxënësi i dijes duhet të kthehet te libri i Allahut, Suneti i të Dërguarit të tij, si dhe të kërkojë ndihmë te fjala e dijetarëve. Kthimi te libri i Allahut është me të mësuarit, të kuptuarit të tij, si dhe të punuarit me atë që ai ka ardhur.

Allahu thotë: "(Ky është) një Libër (Kuran) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë." Sad, 29.

"...të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij..." të menduarit në argumente arrin në të kuptuarin e plotë.

" ...njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë"

Përkujtimi është të punuarit me  Kuranin.

Kurani ka zbritur me këtë urtësi, pikërisht për këtë duhet të kthehemi tek ai për t’u thelluar dhe e kuptuar atë e më pas të zbatojmë atë që ai ka sjellë. Në të është kënaqësia e dynjasë dhe i ahiretit (botës tjetër).

Allahu thotë: "Pastaj, nëse ju vjen te ju (o njerëz) udhëzim prej Meje, atëherë kushdo që ndjek Udhëzimin Tim, nuk do të humbë e as nuk do të bjerë në mjerim e skamjePor, kushdo që i kthen shpinën Mesazhit Tim, padyshim që për të do të ketë jetë të vështirë dhe Ne do ta ngremë të verbuar në Ditën e Ringjalljes." Ta-Ha, 123-124.

Për këtë nuk do të gjesh ndokënd me gjoks të hapur e me një qetësi të plotë në zemrën e tij, veç besimtarit edhe nëse është i varfër. Besimtari është me gjoksin e hapur me një qetësi të plotë se çdokush tjetër.

Allahu thotë: "Kushdo që punon të drejtën e të mirën, burrë a grua qoftë, duke qenë besimtar i vërtetë, sigurisht që Ne do t’i dhurojmë atij jetë të mirë (në këtë botë duke qenë i respektuar e i kënaqur dhe furnizim e jetesë sipas Ligjit të Allahut) dhe (në Botën Tjetër) Ne do t’ua paguajmë padyshim atyre shpërblimin sipas veprave të tyre më të mira që ata i kanë punuar." Nahl, 97.

Kush është jeta e mirë?

Jeta e mirë është hapja e gjoksit dhe qetësia e zemrës, edhe sikur njeriu të jetë në një mjerim të madh. I Dërguari i Allahut –alejhi selam–thotë: "Çështja e besimtarit është interesante, ku çdo çështje e tij është e mirë, kjo jo për dikë tjetër vetëm për besimtarin. Kur e kap ndonjë e keqe duron e kjo është e mirë për të, kur e kap ndonjë e mirë falënderon e kjo është emirë për të." Shënuar nga Muslimi.

Jobesimtarin kur e kap ndonjë e keqe nuk bën durim, përkundrazi hidhërohet, i ngushtohet dynjaja, saqë arrin të vrasë dhe veten. Besimtari bën durim, gjen shijen e saj, është i qetë, pikërisht prej kësaj është jeta e tij e mirë.

Përmend Allahu "...Ne do t’i dhurojmë atij jetë të mirë..." në zemrën e tij dhe në vetveten e tij.

Disa historianë flasin për jetën e Hafidh bin Haxher –Allahu e mëshiroftë!–, i cili në  kohën e tij ka qenë kryegjykatës në Egjipt. Shkonte në punë me karrocë që tërhiqesh me kuaj. Një ditë prej ditësh kalon një çifut që shiste vaj, dihet ai që shet vaj ka rrobën të pistë. Çifuti ndalon karrocën dhe i thotë Hafidh bin Haxherit –Allahu e mëshiroftë!–: Profeti juaj thotë se dunjaja është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarin. Shënuar nga Muslimi. Ti je gjykatës, je në këtë karrocë e në këtë mirësi, ndërsa unë jam në ndëshkim, në mjerim. Hafidh bin Haxheri –Allahu e mëshiroftë!– tha: “Unë jam në mirësi, por me mirësinë e xhenetit kjo konsiderohet burg, kurse në ndëshkimin që ti je me ndëshkimin e xhehenemit konsiderohet xhenet”. Çifuti tha: “Dëshmoj se nuk e meriton të adhurohet tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”, pranoi Islamin.

Besimtari në çfarëdo mirësie qoftë, është ai që fiton dynjanë dhe ahiretin. Jobesimtari në të keqe është ai që ka humbur dynjanë dhe ahiretin.

Allahu thotë: "(Betohem) për kohënMe të vërtetë që njeriu është në humbje të plotëpërveç atyre që besojnë (në Besimin e Pastër Islam, në Një Zot)dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak(për të vërtetën; urdhërojnë për El-Ma’ruf - që ka urdhëruar Allahu dhe ndalojnë nga El-Munker - e keqja që ka ndaluar Allahu), edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm (nga vuajtjet, mundimet, dëmtimet që i bien njeriut nga përpjekja për Çështjen e Allahut, për të përhapur Fenë e Tij të Vërtetë të Besimit të Pastër Islam deri në xhihad)." Asr, 1-3.

Jobesimtari, i cili ka humbur fenë e Allahut, ka humbur të mirat, shijimin e tyre edhe sikur të ndërtojë në dynja ndërtesa të fortifikuara, të larta, ai në të vërtetë do të jetë në xhehenem.

Disa selef (të parët tanë të mirë) thonë: "Sikur ta dinë mbretërit, fëmijët e tyre në atë  ku ne jemi do të na godisnin me shpatat e tyre".

Besimtarët janë, në mirësinë e besueshme të Allahut, në caktimin e tij. Kur u vjen ndonjë e keqe durojnë e kur u vjen ndonjë e mirë falënderojnë. E kundërta ndodhte me njerëzit e dynjasë.

Ata ishin ashtu sikur i cilësoi Allahu: "Në qoftë se ata marrin hise prej saj, janë të kënaqur, por nëse nuk u jepet gjë prej saj, kur ç’të shohësh! Janë bërë si të tërbuar!" Teube,58.

Suneti i Profetit –alejhi selam– është i qartë, i ruajtur midis duarve tona edhe kur trillonin ndaj të Dërguarit të Allahut –alejhi selam–dijetarët e qartësonin Sunetin e tij. Çdo njeri ka mundësi të arrijë tek ajo, qoftë me anë të librit ose duke pyetur dijetarët.

Në qoftë se dikush thotë se si pranohet ajo që thoni për kthimin në librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij –alejhi selam– kur në të njëjtën kohë gjejmë njerëz që ndjekin librat e disa autorëve të medhhebeve dhe thonë se medhhebi im është ky, tjetri po të njëjtën gjë, e kur i thua se i Dërguari i Allahut –alejhi selam– ka thënë këtë..., ai thotë se unë jam medhheb hanefi, tjetëri thotë jam medhheb maliki e të ngjashme me këto.

I themi të gjithëve se ne dëshmojmë se nuk ka që e meriton adhurimin tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.

Çfarë kuptimi ka dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?

Dijetarët, për kuptimin e saj, kanë thënë: “Bindja në atë që ai ka urdhëruar, vërtetimi i asaj që ai ka lajmëruar, largimi prej asaj që ka ndaluar dhe të adhurojmë Allahun në bazë të asaj që ai na ka sjellë. Në rast se dikush thotë: “Unë jam në këtë medhheb e atë medhheb” i themi atij se kjo është fjala e të Dërguarit të Allahut –alejhi selam– dhe mos e kundërshto atë me thënien e ndokujt.

Imamët e medhhebeve  e kanë ndaluar imitimin e tyre dhe thonë: "Kur të qartësohet e vërteta është uaxhib kthimi për tek ajo".

Kush kundërshton me medhheb filani apo filani i themi se ne dhe ti dëshmojmë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, në bazë të kësaj duhet të ndjekim vetëm të Dërguarin e Allahut –alejhi selam–.

Ky Suneti, i cili ndodhet në duart tona, është i qartë e i sigurt. Me këtë nuk kërkohet të pakësohet rëndësia që kanë librat e fukahave dhe dijetarëve. Kthimi në librat e tyre për dobi dhe njohjen e rrugëve prej të cilave dalin gjykimet dhe argumentet, ku nxënësi i dijes nuk mund t;i vërtetojë vetëm nëpërmjet kthimit për tek ato.

Ata të cilët nuk e marrin fenë nga dijetarët, kanë një rrëshqitje të madhe, sepse ata shikojnë me një shikim më të ngushtë nga ajo që duhet të shikojnë në të.

P.sh: shkojnë në hadithet e Buhariut, ku dihet në to ka hadithe përmbledhëse, të veçanta, të pakufizuar, të kufizuar, të abroguar, por ata nuk e kuptojnë këtë dhe hyjnë në një humbje të madhe.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

29.03.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com