All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (10)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 Verifikimi dhe siguria

Verifikimi është një edukatë e rëndësishme, nxënësi i dijes duhet të cilësohet me të. Ai duhet të verifikoj lajmin që përcjell si dhe atë që nxirret prej ligjeve.

Lajmi para se të përcillet duhet të verifikohet për saktësinë apo jo prej atij që e përcjell. E kur të saktësohet dhe verifikohet në gjykim, ndoshta është gjykimi, të cilin e ke dëgjuar, i ndërtuar mbi origjinën, por ti nuk ke njohri për të. E gjykon si gabim, kurse në realitet ai nuk është gabim.

Cili është ilaçi në këtë rast?

Të lidhet me atë të cilin i dedikohet lajmi duke i thënë atij se përcillet prej teje kjo e kjo, a është i saktë? Më pas të diskutohet me të ose është ai në të saktën e ti të kthehesh tek ajo, ose ti je në të saktën dhe ai duhet të kthehet tek ajo.

Me siguri kuptojmë të duruarit, këmbëngulje, mos humbjen e shpresës, mos mërzitja dhe mos të merret prej çdo libri copëza  apo në çdo art pjesë e më pas të lihen, sepse kjo e dëmton nxënësin e dijes ku ditët i kalojnë pa dobi.

P.sh. Disa nxënës lexojnë nahua (Rregullat gjuhësore) në “Uxhrumije” nganjëherë në “Elfije Irakit”. Kështu veprojnë në fikh, akide e në çdo libër. Në të shumtën e rasteve ai nuk e merr dijen e në qoftë se merr njohuri, merr çështje dhe jo bazat. I merr çështjet ashtu siç i mbledh karkaleci njëra pas tjetrës. Bazat, qëndrueshmëria janë shumë të rëndësishme, bëhu i qëndrueshëm në librat që lexon apo kërkon si dhe bëhu i qëndrueshëm edhe te shujuhët prej të cilëve merr. Vendos se te ai do të marrësh dijen pasi ta vendosësh bëhu i qëndrueshëm e mos u bë që në çdo javë apo muaj të kesh shejh.

Nuk ka problem nëse ke shejh në fikh dhe të vazhdosh me të në fikh dhe të kesh shejh tjetër në akide e kështu me radhë. E rëndësishme të vazhdosh e të mos bëhesh si një person sa herë që martohet me një grua qëndron me të disa ditë e divorcon dhe më pas kërkon tjetër.

Gjithashtu, verifikimi është një çështje shumë e rëndësishme, sepse përcjellësit nganjëherë kanë synim të keq. Përcjellin qëllimisht imazhin e keq ndaj atij që e ka sjellë. Nganjëherë ata nuk kanë qëllim të keq, por e kuptojnë të kundërtën e asaj që kërkohet. Për këtë duhet verifikimi. Nëse  saktësohet me zinxhir ajo që përcillet, vjen radha e dialogut me personin që përcillet ndaj tij, para se të gjykohet mbi thënien gabim apo jo gabim, sepse pas dialogut mund të dalë se e vërteta është me atë që i përcillet thënia.

Ajo që përcillet ndaj një personi kur e sheh gabim duhet të ndjekësh tri rrugë:

1. Verifikimi për saktësinë e lajmit

2. Shikimi në saktësinë e gjykimit, nëse është i saktë përkrahje dhe mbroje atë, në qoftë se është gabim ndiq rrugën e tretë.

3. Lidhu me atë që i dedikohet thënia për të diskutuar me të me qetësi e respekt.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

05.04.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com