All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (12)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaqet ndihmuese për kërkimin e dijes

Shkaqet që ndihmojnë në kërkimin e dijes janë të shumta, por do të përmendim vetëm disa prej tyre.

Et-Takua (Frika)

Ajo është këshilla e Allahut për të parët dhe të fundit prej robërve të Tij.

Allahu thotë: "...Ne i kemi këshilluar popujt e Librave të Parë (jehuditë dhe të krishterët) përpara jush, e tash edhe ju (o muslimanë), që të gjithë ju të keni frikë Allahun dhe të plotësoni detyrimet ndaj Tij, por në qoftë se mohoni, atëherë padyshim se të Allahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe gjithë ç’ka në tokë dhe se Allahu kurdoherë është më i Pasuri (i Lirë nga çdo nevojë) dhe i denjë për të gjitha lavdërimet." Nisa, 131.

Gjithashtu, ajo është këshilla e të Dërguarit  të Allahut -alejhi selam- për umetin e tij. Transmetohet nga Ebu Emameh Sadi bin Axhlan el Bahili -kënaqësia e Allahut qoftë me të!- të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut -alejhi selam- të thotë në hutben e haxhit të lamtumirës: "Frikësojuni Zotit tuaj, falini pesë namazet, agjëroni ramazanin, jepni zekatin e pasurisë suaj, binduni prijësve tuaj që Zoti jua t'ju fusë në xhenet". Tirmidhi.

Të parët  e pastër nuk i kanë ndërprerë këshillat e tyre, në hutbe, në libra. Umer bin Hatabi – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – i ka shkruar djalit të tij Abdullait: "Të këshilloj me frikë ndaj Allahut. Kush i frikësohet Atij e parandalon atë, kush i huazohet e shpërblen atë, kush e falënderon ia shton atij".

Aliu – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – një personi i tha: "Të këshilloj me frikë ndaj Allahut, patjetër do ta takosh Atë. Nuk ka mbarim për ty pa Atë, Ai është Sunduesi i kësaj bote dhe botës tjetër."

Një prej salihinëve (punëmirësve) shkroi për vëllanë e tij në fe: "...Të këshilloj që t’i frikësohesh Allahut ... Dije se ti je në shikimin e Tij nuk del prej autoritet të Tij në autoritetin e dikujt tjetër, as  prej sundimit të Tij në sundimin e dikujt tjetri."

Kuptimi i frikës: Robi midis vetes dhe asaj që ai i frikësohet vendos parandalimin prej frikës së tij.

Kurse frika e robit ndaj Zotit të tij është: midis tij dhe Atij që ai i frikësohet prej hidhërimit, poshtërimit duke e parandaluar me vepra bindëse ndaj Tij dhe largimi prej mëkateve.

Frika nganjëherë afrohet me mirësinë. Allahu thotë: "...por ndihmoni njëri-tjetrin në mirësi e frikë ndaj Allahut..." Maide, 2.

Afrimi me mirësi e bënë atë vepër urdhëruese në të mira, kurse frikën ndaluese prej të këqijave.

Allahu përmend në librin e Tij se xheneti është përgatitur për ata që i frikësohen Atij.

Njeriu duhet t’i frikësohet Allahut duke ju bindur urdhrave të Tij, të kërkojë shpërblimin e Tij dhe shpëtimin prej ndëshkimit.

Allahu  thotë: "O ju që keni besuar! Në qoftë se i nënshtroheni Allahut dhe e keni frikë Atë, atëherë Ai do t’ju garantojë juve një Furkan (parim për të gjykuar mes së drejtës dhe të gabuarës ose makhaxh – që ju hap rrugë për të dalë nga çdo vështirësi) t’ju fshijë të gjitha gjynahet dhe t’ju falë ju. Dhe Allahu është Zotëruesi dhe Dhuruesi i Mirësive të Mëdha". Enfal, 29.

Ky ajet ka tre dobi të rëndësishme:

Dobia e parë: "... Ai do t’ju garantojë juve një Furkan ...": do të dalloni me të të vërtetën nga e kota, dëmin nga dobia. Këtu hyn dija dhe Allahu i hap njeriut prej dijeve ku nuk ia hap tjetërkujt. Me  frikën shtohet udhëzimi, dija, të mësuarit. Imam Shafiu thotë:

U ankova te Ueki për të mësuarin e keq

          Më   drejtoi   për   lënien  e  mëkatit

Dhe   tha:  Dije se Dija   është   dritë

          Drita e Allahut nuk vjen te mëkatari

Njeriu sa herë që shton dijen, shton njohjen dhe arrin të dallojë të vërtetën nga e kota, dëmin nga dobia. Këtu hyn kuptimi, sepse frika është shkak për forcën e të kuptuarit, kjo arrihet me shtimin e dijes.

Janë dy persona që mësojnë një ajet kuranor, njëri prej tyre është në gjendje të nxjerrë prej saj tre dobi, kurse tjetri edhe më shumë, kjo sipas të kuptuarit që Allahu i ka dhënë atij.

Frika është shkak për shtimin e të kuptuarit. Kjo është një mjeshtri që Allahu ia jep atij që i frikësohet dhe me të ai dallohet midis njerëzve. Kur shikon një person e njeh që është gënjeshtar apo i sinqertë, i mirë apo i keq, ndoshta ai gjykon mbi personin edhe pse nuk e njehë, nuk jeton me të, kjo si shkak i mjeshtërisë që Allahu i ka dhënë.

Dobia e dytë: "... t’ju fshijë të gjitha gjynahet ..." Fshirja e gjynaheve bëhet me punë të mira. Thotë i Dërguari i Allahut -alejhi selam-: "Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazan fshin çfarë ka midis të dyjave, përveç mëkateve të mëdha". Muslimi

I Dërguari i Allahut -alejhi selam- thotë: "Umra deri  në umra  fshih çfarë janë midis tyre". Buhariu.

Frika ndaj Allahut lehtëson veprat e mira, me to Allahu fshin gjynahet.

Dobia e tretë: " ... dhe t’ju falë ju ..." ju lehtëson për të kërkuar falje dhe pendim. Kjo është mirësia e Allahut që i jep robit të Tij.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

burimijetes.com

27.04.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com