All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (13)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Këmbëngulja dhe vazhdueshmëria në kërkimin e dijes

Nxënësi i dijes duhet të bëjë përpjekje, durim për marrjen e dijes si dhe ta ruaj atë pas marrjes. Ajo nuk merret duke ndenjur në rehati, por duhet të kërkohen të gjitha rrugët që të çojnë për te ajo. I Dërguari i Allahut -alejhi selam- thotë: "Kush merr rrugën me qëllim për të kërkuar dijen Allahu i lehtëson atij rrugën për në xhenet". Shënuar nga Muslimi.

Nxënësi i dijes duhet të jetë këmbëngulës, përpjekës, të qëndroj natë të tëra dhe të lërë çdo gjë që e shmang dhe e largon prej kërkimit të dijes.

Te të parët tanë ka qenë e njohur këmbëngulja në kërkimin e dijes. Transmetohet nga Ibn Abasi –kënaqësia e Allahut qoftë me të!–, i cili është pyetur se si e ka marrë dijen dhe ka thënë: "Me gjuhën pyetëse, me zemrën e shëndoshë dhe me trup të palodhur".

Transmetohet nga Shafiu –Allahu e mëshiroftë!– se imam Ahmedi një natë e ftoi për darkë. Hëngri Shafiu dhe shkuan për të fjetur. Shafiu qëndroi dhe mendonte që të nxirrte dobi prej hadithit të të Dërguarit të Allahut -alejhi selam-: "O Ebu Umejr, çfarë bëri Negir?". Shënuar nga Buhariu.

Ebu Umejr kishte një zog të vogël që quhej Negir, kur ngordhi fëmija e vogël u zemërua. I Dërguari -alejhi selam- luante me të vegjlit dhe i fliste çdo njeriu duke iu përshtatur atij.

Shafiu kaloi tërë natën duke nxjerrë dobi nga ky hadith. Thuhet se ai ka nxjerrë më shumë se një mijë dobi. Kur u thërrit ezani i sabahut Shafiu u ngrit dhe nuk mori abdes e më pas u largua për në shtëpinë e tij. Imam Ahmedi kur e lavdëronte i thoshin: “O Ebu Abdullah, si e lavdëron ti këtë njeri, i cili hëngri, piu, fjeti, nuk u ngrit për namaz nate dhe namazin e sabahut e fali pa abdes?” Imami e pyeti Shafiun dhe ai tha: “Hëngra sa e boshatisa enën, sepse nuk kam gjetur ushqim më të mirë se ushqimi i imam Ahmedit. Nuk u ngrita për namaz nate, sepse dija është më e mirë se namazi i natës. Nuk mora abdes për namazin e sabahut, sepse isha me abdes prej namazit të jacisë.

Këmbëngulja për kërkimin e dijes është shumë e rëndësishme. A jemi këmbëngulës për këtë? Jo.  Ata të cilët mësojnë në shkollat shtetërore kur kthehen prej mësimeve merren me gjëra të cilat nuk i ndihmojnë për mësimet.

Po sjell një shembull dhe nuk dëshiroj që të ketë të tillë.

Një nxënës në disa lëndë jep përgjigje të dobëta. Mësuesi i thotë: “Përse?” Ai thotë: “Humba çdo shpresë për ta kuptuar këtë lëndë dhe nuk e mësova atë, por thjeshtë dua ta kem atë.” Si humbe shpresë? Ky është një gabim i madh, duhet të këmbëngulet deri sa të arrihet qëllimi.

Ka thënë shejhu këmbëngulës, Abdurrahman es-Sadi –Allahu e mëshiroftë!– përmendet nga Kesai, imam i Kufës në Nahua (gramatikë) se ai kërkoi njohuritë e Nahuas (gramatikës) dhe nuk e përvetësoi. Një ditë prej ditësh pa një milingonë që mbante ushqimin e saj e me të po ngjitej në mur. Sa herë që ngjitej binte, por ajo këmbëngulte deri sa e ngjiti murin. Kesai tha: “Kjo milingonë këmbënguli deri sa arriti qëllimin dhe ai këmbënguli deri sa u bë imam në Nahua (gramatikë).

Nxënësi i dijes nuk duhet të humbasë shpresat, sepse ajo mbyll derën e së mirës. Nuk duhet të jemi pesimistë, por të jemi optimistë dhe të përgatisim për veten të mirat.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

05.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com