All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (14)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të mësuarit përmendësh

Nxënësi i dijes duhet të sigurohet për atë që mëson, ose ta ruaj atë në gjoks, ose me shkrime, sepse ai nëse nuk do t’i kthehet dhe të përsërisë çfarë ka mësuar ajo (dija) do t’i humbasë dhe do ta harrojë.

Rrugët që të ndihmojnë në ruajtjen e dijes dhe saktësinë e saj është që të drejtohet me të.

Allahu thotë: "Ndërsa për ata që drejtohen, Ai ua shton edhe më udhëzimin e tyre (në të vërtetën) dhe u dhuron atyre përkushtimin  (në këtë Rrugë)". Muhamed, 17.

Allahu thotë: "Dhe Allahu ua shton udhëzimin atyre që ecin drejt ..." Merjem, 76.

Sa herë që njeriu punon me dijen e tij, Allahu i shton të mësuarit dhe të kuptuarit duke e përfshirë me thënien: "... Ai ua shton edhe më udhëzimin e tyre (në të vërtetën) ..."

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

13.05.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com