All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (15)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndjekja e dijetarëve

Nxënësi i dijes duhet të kërkojë ndihmë tek Allahu e më pas te dijetarët. Të kërkojnë ndihmën e tyre për atë që kanë shkruar në to, sepse  kjo shkurton kohën e leximin. E kundërta ndodh për atë të cilin ulet te një dijetar, i cili i sqaron, i  shpjegon dhe i ndriçon atij rrugën.

Është e qartë se dija nuk merret vetëm të shujuhët, por ajo merret edhe duke lexuar. Në të shumtën e rasteve ai nëse nuk përkushtohet me një përkushtim të plotë natë e ditë dhe nuk i jepet të kuptuarit, do të gaboj shumë.

Rruga më e mirë është që dija të merret nga shujuhët. Nxënësi  i dijes këshillohet që të mos kapë shumë shujuh për një fushë të vetëm.

P.sh.: të mos e mësoj fikun nga më shumë se një shejh, sepse dijetarët ndryshojnë në rrugën e argumentimit, në mendime. Nëse e merr dijen e fikhut prej shumë shujuhëve, cili do të jetë qëndrimi yt në shume çështje, sepse ata kanë mendime të ndryshme në to, pa dyshim, do të jesh në luhatje e dyshim. Ti merr një dijetar për fikun, tjetër për retorikën e kështu me radhë dhe do të kesh një rehati të plotë.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

13.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com