All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (16)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Rrugët e marrjes së dijes

Njeriu kur kërkon një vend patjetër duhet të njohë rrugët të cilat të çojnë për tek ai. Kur rrugët shtohen, ai kërkon të gjej më të afërtën dhe më të shpejtën. Është e rëndësishme për nxënësin e dijes që ta ndërtojë dijen e tij mbi baza dhe jo mbi rastësitë. Kush nuk siguron bazat i ndalohet mbërritja.

Bazat janë: Dija, çështjet e degëzuara si trungu i pemës, degët e saj nëse nuk do të jenë mirë në trung ato do të prishen.

Por çfarë janë bazat?

A janë ato argumente të qarta?

A po rregulla ?

A po të dyja?

Bazat janë argumente të Kuranit dhe Sunetit si dhe rregulla që merren me ndjekje që dalin prej Kuranit dhe Sunetit.

Këto janë më të rëndësishmet për nxënësin e dijes.

P.sh.: vështirësia pasohet me të lehtën, kjo është prej bazave të nxjerra nga Kurani dhe Suneti.

Nga Kurani, Allahu thotë: "... Ai ju ka zgjedhur ju (për të përhapur Mesazhin e Tij të Islamit) dhe nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe...". Haxh, 78.

Nga Suneti, thënia e të Dërguari i Allahut -alejhi selam- për Umran bin Husejn kur ai e pyeti për namazin: "Falu në këmbë, nëse nuk mundesh ulur, nëse nuk mundesh shtrirë". Shënuar nga Buhariu.

Si dhe thënia tjetër: "Kur t'ju urdhëroj ju me një çështje hajdeni me të sa të mundeni". Shënuar nga Buhariu.

Kjo është baza e nëse të vijnë një mijë çështje me pamje të ndryshme gjykoji ato mbi këtë bazë,  në qoftë se baza mungon atëherë çështja do të përzihet.

Për marrjen  e dijes ka dy rrugë:

1. Ta marrë atë prej librave të besueshme, të cilat janë shkruar prej dijetarëve të njohur me dijen e tyre si dhe me akiden e tyre të pastër prej bidateve. Marrja e dijes në barkun e librit e çon njeriun në një qëllim të caktuar, por aty ka dy pengesa:

Pengesa e parë: Kohëzgjatja. Njeriu humbet një kohë të gjatë, bënë durim dhe përpjekje për të arritur te dija, por kjo pengesë nuk e forcon të shumtën e njerëzve, sepse njeriu humbet kohën pa ndonjë dobi si dhe e pushton atë përtacia, humbja e shpresës e nuk arrin atë që ai ka për qëllim.

Pengesa e dytë: Ai që e merr dijen nga barku i librit në të shumtën e rasteve dija e tij është e dobët, pasi ajo nuk ndërtohet mbi rregullat apo bazat. Pikërisht ata të cilët e marrin dijen në këtë mënyrë kanë gabime të shumta, sepse nuk kanë baza ku të mbështeten dhe të ndërtojnë hollësitë që janë në Kuran dhe Sunet.

Disa njerëz marrin si hadith atë që nuk është përmendur në librat e besueshme të hadithit si në saktësi edhe në zinxhir. Kjo rrugë është në kundërshtim me bazat e besueshme te dijetarët dhe tek umeti (njerëzit). Më pas me këtë hadith ndërton akiden e tij ku padyshim kjo është një gabim, sepse në Kuran dhe Sunet qarkullojnë hollësira, të cilat duhet të kthehen te bazat e nëse ato bien në kundërshtim me bazat duhet t’i lihen.

2. Prej rrugëve që të çon te dija është dhe mësuesi i besueshëm në dijen e tij. Kjo është rrugë e shpejtë dhe e sigurt për marrjen e dijes, sepse me rrugën e parë nxënësi humbet prej keqkuptimit të tij ose nga dije e mangët ose prej shkaqe të tjera.

Rruga e dytë ka dialogun, marrje përgjigje me dijetarin, të cilat i hapin nxënësit dyert e shumta për të kuptuar dhe të vërtetuar se si të mbrojë thëniet e sakta dhe t’i përgjigjet thënieve të dobëta.

Nxënësi i dijes duhet të fillojë me më të rëndësishmet me njohuritë e shkurtra para atyre të gjata e duke i ndjekur ato shkallë pas shkalle, si dhe të mos kalojë në shkallën tjetër pa u siguruar tek ajo e para, me qëllim që kalimi të jetë i shëndoshë.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

17.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com