All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (17)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gabime që kërkojnë kujdes

Disa nga gabimet që kryejnë nxënësit e dijes janë:

Zilia: Urrejtja në begatinë që Allahu i jep dikujt tjetër dhe nuk kërkon largimin e saj ndaj tjetrit. Si do që të jetë kjo kërkon largimin apo qëndrimin e begatisë, ajo është zili, sepse ai e urren atë.

Shejhul Islam Ibn Tejmia – Allahu e mëshiroftë! – ka thënë: " Zilia është urrejtja e njeriut për begatinë që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër".

Zilia mund të jetë edhe e detyrueshme, siç vjen në hadithin: "Kur ke zili mos bë padrejtësi, kur dyshon mos e vërteto". Njeriu kur sheh në zëmrën e tij zili ndaj tjetrit nuk duhet t’i bëjë atij padrejtësi me fjalë dhe vepra, sepse ajo është një zakon prej zakoneve të çifutëve.

Allahu thotë ndaj tyre: "Apo mos kanë zili njerëzit (Muhamedin alejhi selam dhe pasuesit e tij) për çfarë u ka dhuruar atyre Allahu nga Begatitë e Tij? Dhe Ne që më parë i kishim dhënë familjes së Ibrahimit Librin dhe Hikmetin (Es-Suneh – Frymëzim Hyjnor për ata Pejgamberë, i cili nuk është i shkruar në formë libri) dhe u dhuruam atyre mbretërim madhështor"Nisa, 54.

Ziliqari bie në të ndaluara:

1. Urrejtja në caktimin e Allahut. Urrejtja në  begatinë e Allahut për dikë, është urrejtje ndaj caktimit të Allahut, si dhe bie në kundërshtim me gjykimin e Allahut.

2. Zilia ha veprat e mira sikurse zjarri drutë, sepse ziliqari në të shumtën e rasteve bën padrejtësi ndaj atij që Allahu e begaton duke i përmendur atij atë që ai urren dhe largon njerëzit prej tij. Kjo është prej gjynaheve të mëdha, e cila rrethohet me të mira.

3. Në zëmrën e ziliqarit bie zjarr, e cila e ha atë. Ai sa herë që shikon begatinë e Allahut te tjetri hidhërohet, i ngushtohet gjoksi, dynjaja si dhe e mbikëqyrë atë (ku ka zili) sa herë që Allahu e begaton atë.

4. Me zilinë i përngjasohet çifutëve. Kush vjen me një ves prej veseve të jobesimtarit ai është prej tyre në këtë ves.

I Dërguari i Allahut thotë: "Kush i përngjason një populli ai është prej tyre". Shënuar nga Imam Ahmedi.

5. Sidoqoftë zilia e tij dhe sado e fuqishme të jetë, ajo nuk do mundë ta largojë begatinë e Allahut ndaj tjetrit. Kur kjo është e pamundur e si mund të futet kjo zili në zëmrën e tij?!

6. Zilia është në kundërshtim me besimin e plotë. Profeti -alejhi selam-thotë: "Asnjëri prej jush nuk do të jetë besimtar deri sa të dëshirojë për vëllanë e vet atë që dëshiron prë veten". Shënuar nga Buhariu. E detyroi këtë me qëllim që ta urrejë largimin e begatisë ndaj vëllait të tij. E nëse nuk e bënë këtë, atëherë nuk do për vëllanë tënd atë që do për veten.

7. Zilia e shmang robin për kërkimin të begatisë së Allahut. Ziliqari gjithmonë i kushton vëmendje begatisë që Allahu i jep dikujt tjetër dhe nuk i kërkon Allahut prej begatisë së Tij.

Allahu thotë: "Dhe mos dëshironi ato gjëra me të cilat Allahu ka bërë që disa prej jush të dallohen nga të tjerët. Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij ...". Nisa, 32.

8. Zilia të çon në përbuzje të begatisë së Allahut. Ziliqari nuk e sheh veten në begatinë e Allahut, kurse atë që ka zili e shikon në begati më të madhe se vetja.

9. Zilia është vepër e dënueshme. Ziliqari ndjek begatinë e Allahut te krijesa në kolektivin e tij, përpiqet me sa të mundet të jetë pengues midis njerëzve dhe atij që ka zili, duke e poshtëruar atë.

10. Ziliqari të shumtën e rasteve i bën padrejtësi personit që ka zili. Ky merr prej të mirave të ziliqarit, nëse ka, dhe nëse jo, ziliqari merr prej të këqijave të tij e më pas hidhet në zjarr.

Shkurtimisht, zilia është e dënueshme. Me keqardhje kjo më shumë gjendet midis dijetarëve, nxënësve të dijes, gjithashtu edhe midis tregtarëve. Ajo midis dijetarëve, nxënësve të dijes është edhe më e madhe, ndërkohë që këta duhet të jenë më larg zilisë dhe më afër moralit të plotë.

Ti vëlla, kur të shikosh se Allahu i jep dikujt begati, përpiqu që edhe ti të jesh si ai e mos e urre atë, sepse zilia nuk ndryshon gjendjen, por thuaj: “O Allah, shtoi atij prej të mirave të Tua dhe më jep mua më mirë se ai!”

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

31.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com